Connect with Us

Leksioni që grekët nuk deshën kurrë ta mësojnë

Opinione

Leksioni që grekët nuk deshën kurrë ta mësojnë

Publikuar

-

Nga Klodian TOMORRI

Është e mahnitshme, por në Greqi mitologjia dhe realiteti flirtojnë shpesh me njëra tjetrën. Në folklorin e jashtëzakonshëm grek, ka një histori që flet për një zejtar shumë të aftë me emrin Daedalus. I burgosur në një kullë të lartë nga mbreti i Kretës, ai arriti të farkëtonte dy palë krahë, për veten dhe djalin e tij, Ikarin. Meqë krahët ishin të ndërtuar prej dylli, Daedalusi e parlajmëroi Ikarin, që të mos fluturonte shumë lart, pasi krahët mund të shkriheshin nga dielli. Por i dehur nga ndjesia e mrekullueshme e fluturimit, djali e harroi parlajmërimin e të atit. Për pasojë krahët u shkrinë dhe ai u përplas në tokë i vdekur.

Në botën reale, ashtu si Ikari, grekët bashkëkohorë kanë fluturuar lart. Shumë lart në standardin e mirëqënies. Veçanërisht 4 dekadat e fundit. Por krahët, të cilët i ngjitën atje, nuk ishin të tyret. Për një kohë shumë të gjatë, Athina ka qenë “fëmija” i përkëdhelur i Bashkimit Europian. Në terma financiarë dhe në raport me popullsinë, Greqia ka qenë për 35 vjet me radhë, përfituesi më i madh nga fondet e BE-së. Por në fillimit të mijëvjeçarit të ri financimet filluan të shteronin, pasi Brukseli e kthehu vëmendjen nga vendet e reja antare. Pavarësisht kësaj, Athina vazhdoi të shpenzonte përtej mundësive. Qeveritë, e djathta dhe të majta, të cilat zëvendësonin njëra tjetrën në pushtet, kurrë nuk u thanë qytetarëve grekë se do t’u duhej të mësoheshin të fluturonin me krahët e tyre.

Si rezultat në dhjetë vitet para krizës, fatura e pagave në sektorin publik u dyfishua. Por në vend që të disiplinonin financat publike dhe të reformoninë ekonominë e kalbur, politikanët vetem zgjeronin sektorin publik në këmbim të votave. Paralelisht, shpenzimet ushtarake sakaq të larta, vazhdonin të fryheshin për shkak të përplasjeve me Turqinë. Në vitin 2011, tre vjet pas ishte gjunjëzuar nga kriza, Greqia vazhdonte ende të shpenzonte 2.1 për qind të Prodhimit Kombëtar për ushtrinë. Mesatarja e NATO-s ishte vetëm 1.6 për qind.

Prej gati gjysëm shekulli, grekët kanë jetuar përtej mundësive të tyre në çdo aspekt. Në shumë drejtime, qeverisja financiare e Athinës është qesharake, paradoksale, e madje edhe e turpshme. Për ta kuptuar këtë mjafton të shihet fatura e pensioneve. Në Greqi, si askund tjetër qeveria shpenzon 17.5 për qind të Prodhimit Kombëtar për skemën e pensioneve. Gjermania, ekonomia më e fuqishme e Europës, shpenzon 1.5 herë më pak.

LEXO EDHE:  Reagon Leonard Olli/ Shtyrja e zgjedhjeve nuk sjell asgjë të re

Numrat flasin qartë. Përtej tundimit të parezistueshëm populist, dhe propagandës së majtë që e fryn atë, përplasja e Tsiprasit me kreditorët nuk ishte një betejë për demokracinë. Nuk ishte as një luftë në emër dhe për interes të të varfërve apo qytetarëve të zakonshëm. Përkundrazi. Përmes referendumit dhe papërgjegjshmërisë, Tsiprasi dhe kolegët e tij, ja dolën të sillnin katastrofën në kombin e tyre. Grekët do ta mësojnë shumë shpejt. Dhe ata që do ta pësojnë më keq janë pikërisht të varfrit dhe qytetarët e zakonshëm.

Sikur zgjidhja e problemeve të Greqisë të ishte vota JO ne referendum, të gjithë udhëheqësit europianë do e kishin mbështetur atë. Por në vend të zgjidhjes, rrëzimi i marrëveshjes me kreditorët e zhyt Greqinë në skenar të paparashikueshem. Vlerësimet paraprake nga Standard and Poor’s tregojnë se, dalja nga eurozona që tani është një ngjarje me probabilitet shumë të lartë, mund t’i fshijë ekonomisë greke menjëherë 25 për qind të Prodhimit Kombëtar. Dhe kjo i shtohet 30 për qind të Prodhimit që Greqia ka humbur sakaq. Sipas ccdo standardi krahasimor, kjo është një tragjedi shumëfishtë, jo vetëm ekonomike, por edhe humane dhe sociale.

Tsiprasi ja doli të manipulonte qytetarët grekë të lodhur nga masat shtrënguese. Dhe në një pjesë të mirë falë edhe gabimeve të Troikës. Por edhe pse e fitoi JO-në e Greqisë, Tsiprasi mund të ketë humbur të ardhmen e saj. Sepse ka një ligj shumë të fortë, që qëndron në themelet e ekonomisë. Një ligj, i cili nuk mund të sfidohet nga askush. Kur shpenzimet kalojnë të ardhurat për një kohë të gjatë, rezultati është mjerim. Grekët e kanë refuzuar për shumë kohë këtë mësim. Tani ka ardhur koha ta mësojnë. Dhe ky është një leksion nga i cili nuk mund ti shpëtojë askush. As Tsiprasi i papërgjegjshëm dhe populistët e majtë që i fryjnë borisë së tij. Në Athinë apo kudo tjetër.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

The Economist: Virusi po vjen

Publikuar

-

Nga

Nga Klodian Tomorri

– Në cështjet e shëndetit publik, ndershmëria vlen shumë me tepër se shpresa. Javën e shkuar u bë e qartë se sëmundja e re virale, e cila goditi Kinën në fillim të dhjetorit, do të përhapet përreth globit. Shumë qeveri kanë sinjalizuar se do të ndalin sëmundjen. Në vend të kësaj, ato duhet të fillojnë të përgatisin njerëzit për sulmin.

Zyrtarëve do t’u duhet të veprojnë pa patur të gjitha faktet, sepse ky virus ka shumë të panjohura. Në vija të gjera, parashikohet se 25 deri 70 për qind e popullsisë së çdo vendi të infektuar mund të preket nga virusi. Eksperienca e Kinës sugjeron se nga rastet e identifikuara, rreth 80 për qind do të jenë të lehta, 15 për qind do të kenë nevojë të trajtohen në spital, ndërsa 5 për qind do të kërkojnë terapi intensive. Ekspertët thonë se coronavirusi mund të jetë pesë deri në 10 herë më vrasës së gripi sezonal, i cili me një norma vdekshmërie 0.1 për qind, vret 60 mijë amerikanë në një vit të keq. Përreth globit, numri i vdekjeve mund të jetë në miliona.

Nëse pandemia është si një grip shumë i rëndë, modelet sugjerojnë se rritja ekonomike botërore do të jetë 2 për qind më e ulët këtë vit, pra rreth 1 për qind. Nëse pandemia do të jetë me e keqe se gripi shumë i rëndë, ekonomia botërore mund të zhytet në reçesion.

Megjithatë këto rezultate varen shumë nga fakti se si do të veprojnë qeveritë, ashtu sic tregon eksperienca e Kinëz. Province e Hubeit, origjina e epidemisë, ka një popullsi totale prej 59 milionë vetë. Në këtë provincë janë regjistruar më shumë se 65 mijë të prekur nga virusi me një shkallë vdekshmërie 2.9 për qind. Në kontrast, pjesa tjetër e Kinës, e cila ka një popullsi prej 1.3 miliardë, ka regjistruar më pak se 13 mijë raste me një shkallë vdekshmërie vetëm 0.4 për qind.

Zyrtarët kinezë, në fillim censuruan lajmet për sëmundjen, një gabim i rëndë, i cili lejoi virusin të përhapet. Por përpara se të përhapej shumë, jashtë Hubeit, qeveria kineze imponoi karantinën më të madhe dhe më drakoniane në histori. Fabrikat u mbyllën, transporti publik ndaloi dhe njerëzit u urdhëruan të rrinin mbyllur. Këto masa rritën ndërgjegjësimin dhe ndryshuan sjelljen e popullatës. Pa këto ndërhyrje, Kina tashmë do të kishte regjistruar miliona raste dhe dhjetëra mijë vdekje me shumë.

Organizata Botërore e Shëndetit ishte këtë javë plot lëvdata për qasjen e Kinës. Por kjo nuk do të thotë se ky është një model i përshtatshëm për të gjithë botën. Të gjitha karantinat kanë një kosto, jo vetëm për shkak të prodhimit që humbet, por edhe për shkak të vuajtjeve të njerëzve që mbyllen në karantinë, disa prej të cilave humbasin trajtimuin mjekësor për të tjera kushtet.
Është ende herët për të thënë nëse ky çmim ja vlejti. Teksa Kina përpiqet të rigjallërojë ekonominë e saj duke relaksuar karantinën, ajo mund të goditet nga një valë e dytë infeksionesh.

Duke patur parasysh këtë pasiguri, shumë pak vende demokratike janë të gatshme të shkelin qytetarët e tyre në përmasat e Kinës. Dhe, sic tregon epidemia kaotike në Iran, jo të gjitha qeveritë autoritare janë në gjendje të bëjnë atë që bëri Kina.

Megjithatë edhe pse shumë vende nuk mundet ose nuk duhet të kopjojnë saktësisht Kinën, eksperienca e saj ka tre mësimë të rëndësishme- të flasësh me publik, të ngadalësosh transmetimin e sëmundjes dhe të përgatisësh sistemin shëndetësor për një rritje galopante të kërkesës.

Një shembull i mirë komunikimi është Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, e cila lëshoi një paralajmërim të qartë në 25 shkurt. Një shembull i keq është zëvendësministri Iranian i shëndetësisë, i cili ju dorëzua sëmundjes gjatë konferencës për shtyp të dizenjuar për të treguar se qeveria është duke kontrolluar epideminë.

LEXO EDHE:  Meta në konferencë për mediat/ Ka një propozim për zgjidhjen e krizës

LEXO EDHE:  Schmidt kritika qeverisë/ Mban përgjegjësi për krizën

Edhe përpjekjet me qëllim të mirë për të zbukuruar të vërtetën janë të dëmshme sepse përhapin mosbesim, thashetheme dhe në fund frikë. Sinjali se sëmundja duhet ndalur me çdo kusht, ose frika për të folur rreth saj, frustrojnë përpjekjet për t’u përgatitur për ardhjen e pashmangshme të virusit. Teksa qeveritë druhen, teoritë konspirative të ardhura nga Rusia janë sakaq duke mbjellë dyshime, ndoshta për të penguar dhe për të diskretituar përgjigjen e vendeve demokratike ndaj coronavirusit.
Koha më e mirë për të informuar njerëzit rreth sëmundjes është përpara shpërthimit të epidemisë. Një mesazh është se shkalla e vdekshmërisë është e lidhur me moshën. Nëse je mbi 80 vjeç dh eke sëmundje të tjera, ti je në zonën e rrezikut. Nëse je nën 50 vjeç, nuk je në rrezik.

Tani është momenti për të joshur dhe bindur 80 për qind të rasteve të lehta që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos vrapojnë për në spital. Njerëzit duhet të mësojnë të lajnë duart e tyre shpesh dhe të shmangin prekjen e fytyrës. Bizneset kanë nevojë për plane vazhdimësie, të lejojnë njerëzit të punojnë nga shtëpia dhe të marrin masa paraprake për të zëvendësuar punonjësit më të rëndësishëm, të cilët mund të sëmuren ose duhet të kujdesen për fëmijët ose prindërit e sëmure. Modeli për t’u marrë shembull është Singapori, i cili mësoi nga SARS, një tjetër koronavirus.

Mësimi I dytë I Kinës është se qeveritë mund të ndalojnë përhapjen e sëmundjes. Ngadalësimi I përhapjes i jep mundësi sistemeve shëndetësore të kenë më shumë hapësirë për të kuruar njerëzit, çka shpëton jetë. Nëse, ashtu si gripi, virusi rezulton të jetë sezonal disa raste mund të shtyhen deri në dimrin tjetër, kohë gjatë së cilës doktorët do të kenë kuptuar më mirë sit ë përballen me sëmundjen. Atëherë, mund të jenë të disponueshme edhe vaksina ose ilaçe të reja antivirale.
Kur vendet kanë pak raste ato mund të ndjekin njëra tjetrën, duke gjurmuar kontaktet dhe duke I izoluar ato. Por kur sëmundja është duke u përhapur në komunitet, kjo bëhet e kotë.

Qeveritë duhet të përgatiten për momentin kur do t’u duhet të aplikojnë të ashtuquajturat masat e distancimit shoqëror; anullimin e eventeve publike, mbylljen e shkollave etj. Duke patur parasysh pasiguritë, qeverive do t’u duhet të vendosin se sa drakoniane do të jenë. Ato duhet të udhëhiqen nga shkenca.
Ndalimi i udhëtimeve ndërkombëtare, duket masë decizivem por ajo ofron pak mbrojtje sepse njerëzit e gjejnë gjithmonë mënyrën për të lëvizur. Gjithashtu kjo masë krijon armiqësi mes vendeve, pasi sinjalizon se problemi janë “ata” që po na infektojnë “ne”. Gjithashtu nëse sëmundja përhapet gjerësisht, si në Itali dhe Korenë e Jugut, karantinat e e qyteteve të tëra sipas modelit Ëuhan ofrojnë mbrojtje të vogël me kosto të lartë.

Mësimi i tretë është të përgatiten sistemet shëndetëgsore për atë që po vjen. Kjo kërkon planifikim logjistik të kujdesshëm. Spitalet duhet të furnizohen me veshje, maska, dorashka, oksigjen dhe ilaçe. Ato duhet sakaq të fillojnë ti konservojnë këto pajisje.

Spitalet do të përballen me mungesa në pajisje, përfshirë ventilatorët. Gjithashtu ato kanë nevojë për një skemë se si të ndajnë veçmas sallat dhe katet për pacientët e covid-19, sit ë përballen me sëmundjet e stafit mjekësor dhe se sit ë zgjedhin mes pacientëve nëse janë të tejmbushur. Tashmë kjo punë duhet të ishte bërë.

Virusi tashmë ka ekspozuar fuqitë dhe dobësitë e autoritarizmit të Kinës. Ai do të testojë të gjitha sistemet politike me të cilat do të bjerë në kontakt, sin ë vendet e pasura ashtu dhe në ato të varfra. Kina i bleu qeverive kohë të çmuar për t’u përballur me pandeminë. Ato duhet ta përdorin këtë kohë.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Armir Shkurti/ Edi i Madh në derë të Moskës

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i jashtëm i Shqipërisë më në fund takoi ministrin e jashtëm të Rusisë! Odhiseu do ketë plasur prej zilisë nga dinakëria e Edi Ramës! Është kryeministër por ka veshur qyrkun e ministrit të jashtëm e me atë qyrk ka mbatur edhe poturet e të parit të OSBE – së dhe kur i hyn në zyrën e ndaluar prej vitesh Ministrit të Jashtëm të Rusisë çvishet e i del si Edi i Madh! I madh për disa arsye:

E para, për “dinakërinë” dhe përdorimin e një titulli tjetër (kryesuesit të OSBE- së) për të mbaruar punë si kryetar i rilindjes bolshevike në Shqipëri.

Së dyti, ” i madh” sepse ka një alibi të hekurt për këtë takim mjaft të diskutueshëm me autoritetin e një vendi, i cili nuk renditet as ndër aleatët as ndër dashamirësit e Shqipërisë. Aq e fortë kjo alibi sa deri në këto çaste asnjë qëndrim, qoftë edhe jozyrtar, nuk ka opozita!

Së treti, ” i madh” për elokuencën! Rikujtoj që ishte në Moskë, si kryesues i OSBE- së dhe që ATY na thotë se ” ça ti boj lala amerikonve, se e kisha kput rusin”! Ose, fjalë për fjalë: “…çdo shkrirje në këto marrëdhënie ka kufizimet e veta jo sepse neve na e dikton dikush por interesi ynë strategjik është të qëndrojmë shumë fortë të lidhur me ata që mbështesin interesat strategjike të shqiptarëve”.

Vihet re se nuk fajëson Rusinë për “ngricën” e marrëdhënieve por shqiptarët. Qeveritë e mëparëshme. Vesi më i ndyrë i shqipfolësve që shesin shqiptarët pa hezitim para çdo të huaji. Pastaj, nga zemra e Rusisë na mbush mendjen se, në mënyrë krejt të pavarur (jo se na detyron kush ) nuk ka ç’i bën “interesit strategjik që na detyron të qëndrojë lidhur fort” me SHBA. Sepse në ligjëratë të drejtë më tej sqaron: “Kosova u çlirua nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, u çlirua nga Perëndimi” dhe përsërit se “ne jemi të kyçur në një aleancë” të cilën në fakt shqiptarët e zgjodhën menjëherë sapo u çkyçën nga një bllok kriminal ku kishin mbetur që nga mbarimi i luftës botërore.

Së katërti, “lideri global” na u shfaq vërtet si i tillë kur shpjegoi se “Rusia nuk është armik, nuk është as armik i Perëndimit, është një konkurrent kërcënues dhe mbi të gjitha nuk mund të kesh luhatje në marrëdhënie”. Vështirë të kapet ideja, sepse në thelb të gjitha vendet e botës janë konkurrente. Madje edhe ato që janë brenda BE- së janë konkurrente me njëra – tjetrën. Nëse sheh politikën ruse dhe sovjetike të shekullit të fundit vështirë të gjeshë përfitime në interes të Shqipërisë dhe Kosovës nga ky “konkurrent”. Perëndimi, ku nënkuptohet SHBA, ndërtoi armatime bërthamore e konvencionale pafund në dekadat e fundit për tu mbrojtur nga ky “konkurrenti”. Sa e sa herë bota edhe sot është vënë në alarm prej lëvizjeve të “konkurrentit” që nuk qenkësh armik?

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Ish-ministri i Brendshëm tregon zgjidhjen

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Ish-ministri i Brendshëm tregon zgjidhjen

A mos vallë për shkak të “Aleancës ku jemi kyçur” as ky kryeministër e as ata mëparshmit, për të cilët ky i sotmi thotë se janë fajtorët e ngrirjes së marrëdhënieve, nuk kanë patur takime me Moskën?

A qe ky “kali i Trojës” së OSBE- së mjeti për të çarë muret e Kremlinit Edi Rama, pa qenë i shtrënguar ti japë hesap aleatëve dhe pa u penguar prej kushtëzimeve ruse për marrëdhëniet dypalëshe?

Përse iu desh kryeministrit të Shqipërisë kjo “shkrirje”?

I kam vetëm pyetje, natyrisht me pafundësisht pikëpyetje në vetvete, por po hezitoj, deri në çastin kur të marr vesh pse po heshtin të gjithë…

LEXO TE PLOTE

Opinione

Një dorë dhe Nexhmija dhe komunizma

Publikuar

-

Nga

Nga Ilir Levonja

* Gjatë dyzet e pesë viteve të sundimit të Enver e Nexhmije Hoxhës në Shqipëri (1945-1990) u burgosën dhe u dënuan me punë të detyruar rreth tridhjetë e pesëmijë njerëz. I bie plot një qytet, një nga ato si Rrogozhina, Tepelena a Përmeti. Shumë prej këtyre u rrahën deri sa i vdiqën, shumë u pushkatuan dhe u groposën sikur të ishin viktima të epidemisë, jashtë çdo norme a morali të shqiptarit karshi shqiptarit. Shumë prej tyre dolën të gjymtuar dhe nuk rimorën më asgjë madje ne bënim sehir kur ata iknin, shumë të transformuar aq sa nuk e njihte më soji sojin. Shumë pa familje sa nuk dinin ku të shkonin dhe ashtu shpresë humbur u vendosën në ca depo karabina të braktisura si mbetje nga dështimi i ekonomisë së centralizuar. Shumë syresh mbetën sërish fushave në kampe pasi kishin humbur gjithkënd dhe gjithçka dhe normale nuk i hynin në punë tabelat në anë të rrugëve, nuk kishin se ku të shkonin. E shkuara qe tashmë e gjallë vetëm në memorien e tyre, ajo gjallonte ditë e natë, gjallonte me tundim dhe në vend t’i jepte ajër ua bënte jetën më të vështirë sa në 24 orë atyre u dukej sikur vuajtjet nuk kishin për të mbaruar kurrë.

Kur kam folur një herë me një fillikat njeri në tokat e vdekura të Bedatit, midis të tjerave burri m’u ankua se nuk bënte asgjë tjetër veçse shikonte ëndrra dhe nuk e besonte se në vendin tonë kishte ardhur demokracia. Rrinte ulur më gjunjë, mbështetur pas gardhit prej llamarinash gati një dorë njeriu. Në kokë mbante një kapele me strehë, ngjyrë të zezë dhe krejt të yndyrosur për shkak të djersës dhe kohës. I kishin mbytur kushëririn, nuk dinte ku i kishte familjarët, nuk u martua kurrë. Më tha, -Po më hanë kokën përnatë me të vdekur e të pavdekur, kushurinjë e kushurira, rini gjimnazi e dashuri të papërfundura. Shokë, miq, të njohur e të panjohur. E kisha jetën plot zhurmë shokësh e shoqesh. Plot hare kushurinjsh e kushurirash, plot e kisha. Kurse tani, tani më mbyti vetmia dhe mjerimi, dy fjalë nuk kam me kë t’i këmbej.

LEXO EDHE:  Kush qëndron pas sulmit ndaj Mimi Kodhelit?

LEXO EDHE:  Schmidt kritika qeverisë/ Mban përgjegjësi për krizën

Megjithatë edhe sot e kësaj dite në vendin tim, në vendin tonë, nuk ka një ndjesë publike nga askush. Disa flasin në emër të kohës. Një historian i regjimit tha gjykojeni gjërat me kohën se revolucioni i tillë është. Ju sot thoni se vdiq Nexhmija. E si? Në vendin tonë komunizmi dhe diktatura e proletariatit kanë parti politike. Kanë shtypin e lirë, bëjnë propogandë. Akoma të pa penduar, akoma pa një ndjesë por të bindur se çfarë vranë dhe internuan ishin vërtetë armiq të popullit. Janë të zellshëm në studiot televizive. Kanë poste të larta drejtuese dhe të bëjnë karshillëk me lirinë dhe të drejtën e fjalës. Sot vendi im beson se duke i hedhur një dorë dhe’ Nexhmijes u nda nga e kaluara. Asesi që jo. Gënjeni veten se komunizmi vazhdon t’ju mundi, për më tepër qe ai qytet viktimash nuk është më asgjëkundi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE