LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush e ndërtoi në të vërtetë Sfinksin?

6 Korrik 2015, 20:07, Aktualitet CNA

Që në kohërat e lashta, Sfinksi mendohet të ketë qenë një simbol i dijes mbinjerëzore, të përftuar nga egjiptianët e lashtë. Por a është ndërtuar vërtetë nga faraonët konstruksioni gjigand? Apo mos statuja i përket një kohe shumë më të hershme se sa qytetërimi egjiptian?

Gjeologu Robert M. Schoch beson se Sfinksi në fakt është krijuar më shumë se 7000 vjet më parë ? në fundin e Epokës së Gurit. Prova e tij vjen prej rezultateve të ekzaminimit që u është bërë kanaleve të erozionit, që bëjnë të mendohet se mbi gur kanë rënë sasi të mëdha shiu. Gjatë kohës së faraonëve, nuk ka rënë aq shi sa për të prodhuar shenja të tilla. Dhe kjo do të thotë se statuja është ndërtuar më herët ? 7000 vjet më parë, kur në rajon kishte shumë shira.

Egjiptologu John Anthony Uest është mbështetës i kësaj teorie: ?Koka është shumë e vogël për statujën. Më parë ajo duhet të ketë paraqitur diçka tjetër?.

Koka është gjithashtu më e errët, më e fortë dhe më e rëndë se sa pjesa tjetër e statujës. Uesti është i bindur se një qytetërim i përparuar mistik ka sunduar Egjiptin në të kaluarën. Studime të mëtejshëm mund të ndihmojnë për të provuar këtë teori, por qeveria egjiptpiane refuzon që të lejojë investigime të mëtejshme. E vërteta është se legjenda që rrethon Sfinksin mbush arkat e atyre që shkruajnë për të. Qofshin këta historianë, studiues apo qeveria egjiptiane./Bota.al

Lajmet e fundit nga