Connect with Us

Te marten, samit urgjent i eurozones per Greqine

Bota

Te marten, samit urgjent i eurozones per Greqine

Publikuar

-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande deshirojne mbajtjen e nje samiti te eurozones diten e marte ne lidhje me Greqine, pas referendumit ku greket votuan me 61.5 per qind te votave kunder masave te kursimit.

Samiti eshte diskutuar me telefon mes dy lidereve, e tashme ata po kerkojne edhe nga lideret e tjere te eurozones te jene te pranishem.

Nderkaq, konfirmohet edhe nje mbledhje e keshillit drejtues te Bankes Qendrore Europiane diten e hene, por shanset qe bankat ne Greqi te hapen te marten, siç ka premtuar qeveria greke jane te vogla.

BQE me gjasa do te mbaje ne fuqi financimin emergjent per bankat greke ne nivelin e kufizuar qe eshte aktualisht, pas refuzimit te grekeve ne referendum per kushtet e paketes se shpetimit.

LEXO EDHE:  Sulm barbar/ Qëllohet me armë shqiptari

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koronavirusi/ Koreja e Veriut ekzekuton zyrtarin që shmangu karantinën

Publikuar

-

Nga

Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë ekzekutuar një zyrtar të lartë të tregtisë, i cili dyshohej se kishte koronavirus për shkak se ai ka shkuar në VC publike ndërsa do të duhej të ishte në karantinë.

Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë arrestuar dhe menjëherë e kanë ekzekutuar atë, për shkak të frikës së shpërndarjes së koronavirusit, raporton dailymail.

Zyrtarët shtetërorë së fundi kanë vendosur në vende të izoluara të gjithë ata që kanë vizituar Kinën apo që kanë pasur kontakte me njerëz nga Kina.

LEXO EDHE:  Arrihet marrëveshja, Greqisë i jepet një tjetër shans

LEXO EDHE:  Alarmohet Greqia për drogën në Shqipëri/ Kërkesa publike për autoritetet shqiptare

Lideri suprem Kim Jong-un ka vendosur që të përdor “ligjin ushtarak”, pra për të ekzekutuar menjëherë, çdo këndë që largohet nga vendi i izoluar pa leje.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Të shtëna me armë zjarri/ Plagosen dy persona

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, një person është arrestuar lidhur me ngjarjen, ndërsa po punohet për kapjen e personave të tjerë.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa dy të plagosurit po marrin trajtimin e nevojshëm mjeksorë në spital.

“Rreth orës 17:00 kemi marrë informatën se në lagjen Kolovicë në Prishtinë ka pas të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Në këtë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

LEXO EDHE:  Ngacmoi seksualisht turisten/ 31 vjeçarit i vihen prangat

LEXO EDHE:  Alarmohet Greqia për drogën në Shqipëri/ Kërkesa publike për autoritetet shqiptare

Lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast”, është shprehur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Dy javë pas Brexit/ Ishujt Kajman futen në listën e zezë të BE

Publikuar

-

Nga

Në kohën kur Britania e Madhe po bën rreth dy javë që ka dalë nga Bashkimi Europian, Ishujt Kajman do të futen në listën e zezë të BE për parajsat fiskale.

Sipas mediave britanike, ky vendim do të firmoset për të hyrë në fuqi javën e ardhshme. Vendimi u mor si një masë për të pakësuar humbjet nga evazioni fiskal, që në vit llogaritet të jenë rreth 608 miliardë euro.

Ishujt Kajman nuk ishin llogaritur deri më tani në listën e zezë të BE, pasi janë pjesë e territorit të Britanisë së Madhe dhe ligji nuk përfshin vendet anëtare.

LEXO EDHE:  Hollande thirrje Gjermanisë për të bërë më shumë në luftën kundër ISIS

LEXO EDHE:  Arrihet marrëveshja, Greqisë i jepet një tjetër shans

Në këtë listë përfshihen edhe Ishujt Fixhi, Omani, Samoa, Trinidad dhe Tobago, Vanuatu dhe tre territoret amerikane Samoa, Guami dhe Ishujt e Virgjër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE