LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi ne Prizren, hiqen disa barriera doganore me Kosoven

5 Korrik 2015, 13:55, Ekonomi CNA

Në terminalet doganore të Kosovës nuk do të paguhet ansjë tarifë për eksportet e frutave dhe perimeve nga Shqipëria, ndërsa autoritetet qeveritare të Kosovës po punojnë edhe për rishikimin e shpenzimeve të transportit të sipërmarrjeve të të dy vendeve, për t?i unifikuar ato dhe për të krijuar një klime favorizuese biznesi.

Ky progres ishte një prej synimeve të shprehura të grupeve të përbashkëta të punës Shqipëri- Kosovë, në plotësim të detyrimeve të Memorandumit të Mirëkuptimit të ministrive të Financave të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në një takim të zhvilluar në Prizren, me përfaqësuesit më të lartë të dikastereve përkatëse, janë analizuar me detaje angazhimet e marra dhe arritjet e shënuara.

Gjatë takimit u vlerësua përpjekja për unifikimin e dokumentaciomnit dhe të procedurave doganore dhe është kërkuar që ato të jenë të njëjta në të dy anët e kufirit dhe të orientuara drejt standardeve të Bashkimit Europian.

Nuk do të ketë kritere risku të ndryshme në të dy anët e kufirit, shkëmbimi i informacionit për sipërmarrjet e të dy vendeve që ushtrojnë veprimtarinë e biznesit në këtë territor do të jetë i vazhdueshëm dhe në përfitim të palëve, do të ketë një plan të njehsuar të unifikimit të akcizave për ?mallrat e fortë?, pra produktet që paguajnë taksën e akcizës, për të luftuar edhe kontrabandën që vihet re në mungesë të njehësimit të taksave të tilla. Autoritetet kërkuan që shkëmbimi i informacionit në këtë fushë, i siguruar mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë të jetë i tillë edhe me Kosovën.

Lajmet e fundit nga