LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reagojnë të vegjlit pas negociatave PS-FRD: Rama të mos luajë mbrapa krahëve

5 Korrik 2015, 06:01, Politikë CNA

Aleatët tradicionalë të Partisë Socialiste kanë reaguar pas zërave se kryeministri Edi Rama ka nisur bisedimet me kreun e FRD, Bamir Topi, për të ndarë postet në Bashkinë e Tiranës, duke anashkaluar Shpëtim Idrizin dhe aleatët e tjerë që u rreshtuan në koalicionin e së majtës në zgjedhjet e 21 Qershorit. Lajmi mbi negociatat dhe ethet për ndarjen e posteve, duket se ka shkaktuar një lloj shqetësimi te aleatët e PS, të cilët kanë një farë mosbesimi te Rama nëse do të zbatojë marrëveshjen politike.

Aleati tradicional i PS, kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, në një prononcim për gazetën ?Sot?, deklaroi se kryeministri Rama ende nuk e ka zbatuar marrëveshjen politike të 23 qershorit edhe pas zgjedhjeve lokale, ndërsa i bëri thirrje që këtë herë të mbajë fjalën dhe të tregohet ?burrë?. ?Kryeministri Rama akoma nuk e ka zbatuar marrëveshjen politike. Shpresojmë që këtë herë të mbajë fjalën. Burrat e mbajnë fjalën!?, u shpreh Milo. Edhe kreu i Partisë Komuniste Shqiptare të Reformuar, Preng Çuni, i bën thirrje kryeministrit Rama që të zhvillojë një takim me të gjithë aleatët e tij, ku të diskutojnë për ndarjen e posteve, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit. ?Shpresojmë të zbatohet marrëveshja që kemi firmosur që në 23 qershor të 2013. Sa serioz do tregohet kryeministri, kjo do të shihet. Kjo nuk është në dorën tonë. Nuk kemi zhvilluar ende një takim me kryeministrin Edi Rama, ku të diskutojmë mbi këtë çështje?, u shpreh Preng Çuni/ ‘Sot

 

Lajmet e fundit nga