LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji për arsimin e lartë/ Pedagogë, studentë e aktivistë përgënjeshtrojnë Ramën

5 Korrik 2015, 06:47, Aktualitet CNA

Pedagogë, studentë dhe aktivistë kanë reaguar dje të indinjuar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili një herë e mohoi dhe një herë e konfirmoi financimin e universiteteve private nga buxheti i shtetit me ligjin e ri për arsimin e lartë. Stafet akademike nuk janë pajtuar aspak me deklaratën e shefit të qeverisë, i cili tha se asnjë lekë nga buxheti i shtetit nuk shkon te privati. Por si pedagogë dhe studentë kanë thënë krejt të kundërtën, duke u shprehur se ky draft përveç shumë dëmeve që do të sjellë në arsimin publik, do të bëjë dhe një përgjysmim të fondeve me privatët.

Pedagogu i Shkencave Politike, Arlind Qori, tha se vetë kryeministri në deklaratën e tij e konfirmoi në një farë mënyre se do të shkojnë para tek universitetet private. ?Imagjinata folklorike e kryeministrit për arsimin e lartë nuk shkon më larg sesa fjalia: ?Nuk do t?i trajtojmë më universitetet publike si të nënës dhe ato private si të njerkës?, konotacioni i të cilës, përtej mjegullës retorike, është se shteti s?do të financojë më vetëm universitetet publike, por edhe ato private.

Ky perversion i konceptit të barazisë mund të shtyhet deri në fundin e vet logjik. Fundja shteti s?ka pse të trajtojë si të nënës (financojë) vetëm policinë e shtetit, por të gjitha policitë private për hir të konkurrencës. Po ashtu, edhe spitalet private nuk duhen trajtuar si të njerkës, por t?ua zhgrapin spitaleve publike edhe ato pak fonde që kanë. Pse jo edhe kopshtet dhe shkollat private?, deklaroi ai. Në të njëjtën linjë ishte dhe pedagogu  i Shkencave Sociale, Jani Marka, i cili tha se qeveria i frikësohet kritikës së botës akademike/ Sot

Lajmet e fundit nga