LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LSI nuk do ndryshojë ministrat në kabinet

4 Korrik 2015, 09:28, Politikë CNA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, la dje të kuptohet se nuk do të ndryshojë ministrat e LSI në kabinetin ?Rama?. I pyetur për ndryshimet në kabinetin qeveritar, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka pohuar se, nuk ka arsye për t?u nxituar për ndryshimet në kabinet. Meta pohoi se kjo çështje i takon kryeministrit Edi Rama, por shtoi se e rëndësishme është që qeveria të realizojë objektivat dhe të menaxhojë efektet e krizës greke.

?Ndryshime në strukturat e LSI-së do të ketë sepse do të reflektohen edhe rezultatet, meritat edhe kontributet. Përsa i takon qeverisë, kjo është një pyetje që i takon në radhë të parë Kryeministrit, z. Edi Rama, por për ne është e rëndësishme që qeveria të jetë e fokusuar në realizimin e objektivave të saj dhe përveç tyre, të ndjekë me vëmendje edhe krizën financiare në Greqi dhe pasojat e mundshme të saj ndaj qytetarëve tanë që jetojnë atje, por dhe ndaj ekonomisë sonë këtu. Natyrisht, besoj se është një çështje e cila nuk ka asnjë arsye për t?u nxituar?, tha Meta. Kreu i Kuvendit shtoi më tej se sfida e mazhorancës është të zbatojë me sukses reformën territoriale.

Lajmet e fundit nga