LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkoder, makina perplas motorin, nje i lenduar

3 Korrik 2015, 16:25, Kronika CNA

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku si pasojë një person është dëmtuar.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:00 në vendin e quajtur Parrucë, në lagjen Qemal Stafa në Shkodër.

Paraprakisht mësohet se mjeti tip Volkswagren me targa AA 754 DD është përplasur me motorin tip Zengshan me targë Sh 397.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë drejtuesi i motorit, i cili mori mjekimin në spitalin Rajonal të Shkodrës. Blutë e Shkodrës informojnë se nuk do të kryhen veprime të tjera hetimore,  pasi i dëmtuari doli nga spitali.

Lajmet e fundit nga