Connect with Us

Paris, te majtet franceze, marshim ne mbeshtetje te Greqise

Bota

Paris, te majtet franceze, marshim ne mbeshtetje te Greqise

Publikuar

-

Mijëra francezë të krahut të majtë protestuan në Paris në mbështetje të popullit grek. Ata i bënë thirrje qytetarëve grekë të refuzojnë marrëveshjen e Bashkimit Europian për masat shtrënguese dhe të votojnë kundër tyre të dielën në referendum.

Protesta e organizuar nga krahu i majtë ekstrem brenda partisë socialiste që është në pushtet, doli kundër linjës së presidentit Hollande, i cili ka deklaruar se vota kundër do të ishte një hap i rrezikshem drejt daljes së Greqisë nga Eurozona. 3 mijë protetsuesit shprehen solidaritet me popullit grek dhe bënë thirrje për anulimin e borxhit, transmeton Indeksonline.

LEXO EDHE:  Sulmi në Francë/ Arrestohen 2 persona

Më herët gjatë ditës së enjte, minsitri francez i financave Michel Sapin tha se një votë PRO në referendum do ti jepte mundësinë Greqisë për të rinisur dialogun me kreditorët. Ai insitoi se BE mund të lehtësojë disi borxhin greke, por Greqia duhet të shlyejë borxhin që i detyrohet ndërkombëtarëve.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Presidenti Trump paralajmëron Biden/ Do hysh në Shtëpinë e Bardhë vetëm nëse…

Publikuar

-

Nga

Donald Trump e ka ndryshuar përgjithmonë politikën amerikane

Presidenti në detyrë i SHBA Donald Trump, ka paralajmëruar ish-nënpresidentin e SHBA Joe Biden, se nuk do ta lirojë Shtëpinë e Bardhë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Trump deklaron se do ta lërë Biden të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si President vetëm nëse provon se nuk ka manipuluar votat.

Biden mund të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si President vetëm nëse mund të provojë se “80,000,000 votat” e tij qesharake nuk ishin marrë në mënyrë mashtruese ose ilegale. Kur sheh se çfarë ndodhi në Detroit, Atlanta, Filadelfia dhe Milëaukee, mashtrim masiv i votuesve, ai ka një problem të madh të pazgjidhshëm!”, shkruan presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Aleksei Navalni thirrje BE-së/ Godit me sanksione oligarkët rusë

Publikuar

-

Nga

Aleksei Navalni thirrje BE-së/ Godit me sanksione oligarkët rusë

Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalni i bëri thirrje Bashkimit Evropian të godasë me sanksione ekonomike oligarkët që kanë lidhje të ngushta me Presidentin Vladimir Putin.

“Nuk ka kuptim t’u vësh sanksione gjeneralëve e kolonelëve apo individëve të tjerë që nuk udhëtojnë shumë,” tha zoti Navalny në komente përmes lidhjes me videokonferencë.

Aktivisti rus argumentoi para anëtarëve të komisionieve të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me jashtë nevojën për një strategji të re, duke folur nga Gjermania ku vazhdon të mjekohet pas problemeve shëndetësore që mendohet se u shkaktuan nga helmimi i urdhëruar nga Kremlini.

Ai tha se zyrtarët rusë dhe oficerët ushtarakë, të cilët tradicionalisht shenjestrohen me sanksione “nuk kanë prona të shumta apo llogari bankare në Evropë”.

Brukseli, thekson ai, duhet të godasë individë të rrethit të ngushtë të Presidentit Putin, ndër ta manjatët me jahte e investime në BE.

Qeveritë perëndimore kanë arritur në përfundimin se Navalni u helmua me noviçok, një lëndë helmuese e përdorur nga ushtria që nuk është e lehtë të sigurohet nga individë pa lidhje me shtetin.

Aleksei Navalni u mjekua në një spital të Berlinit dhe vazhdon trajtimin shëndetësor në Gjermani. Helmimi i tij ka acaruar marrëdhëniet mes Moskës dhe qeverive evropiane, sidomos autoriteteve gjermane.

LEXO EDHE:  Terrorizëm në Francë?/ Një makinë përplas 6 ushtarë

LEXO EDHE:  Francë/Grabitje me maska në autostradë, vidhen diamantët

BE-ja ka vendosur masa për të ndaluar hyrjen në vendet e saj si dhe ka ngrirë llogaritë e gjashtë personave që dyshohen se ishin përgjegjës në helmimin e Navalnit, ndër ta edhe kreun e agjencisë ruse të zbulimit, FSB.

Por zoti Navalni tha se do të ishte gabim të identifikohej një motiv politik në veprimet e Moskës, duke shtuar se elita e Moskës është thjesht e interesuar për përfitime ekonomike.

“Shteti rus duhet të trajtohet si një grup kriminelësh, të cilët përkohësisht kanë marrë pushtetin,” tha ai, duke u bërë thirrje politikanëve evropianë të mbështesin popullin rus.

Ai paralajmëroi Bruksesin të mos njohë rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Rusi, duke thënë se pa diskutim që do të jenë të manipuluara./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Britania i hap dritën e gjelbër vaksinës AstraZeneca

Publikuar

-

Nga

U pezulluan pak ditë më parë/ Universiteti i Oksfordit do të rinisë testimet për vaksinën

Britania i dha dritën e gjelbër vaksinës së kompanisë AstraZeneca për koronavirusin, megjithë pikëpyetjet e ngritura nga ekspertët lidhur me disa nga të dhënat e dala nga provat.

AstraZeneca ka thënë se mund të ndërmarrë një studim tjetër për të vlerësuar efikasitetin e vaksinës.

Britania i kërkoi entit rregullator të qeverisë të shqyrtojë nëse vaksina është gati për prodhim në masë.

Qeveria britanike ka siguruar 100 milionë doza të vaksinës, të krijuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, sasia më e madhe që ajo ka porositur krahasuar me çdo vaksinë tjetër kandidate.

LEXO EDHE:  Reagimet e para nga Franca/Marine Le Pen: Rezultat historik!

LEXO EDHE:  Terrorizëm në Francë?/ Një makinë përplas 6 ushtarë

Disa shkencëtarë ngritën dyshime në lidhje me saktësinë e rezultateve që treguan se vaksina ishte 90% e efektshme tek një nëngrup pjesëmarrësish në prova, të cilëve gabimisht iu dha në fillim një gjysmë doze, e ndjekur nga një dozë e plotë.

Në garën globale për prodhimin e vaksinës kundër COVID-19, ajo e AstraZeneca-s mendohet se ofron një nga variantet më të mira për shumë vende në zhvillim për shkak të çmimit më të lirë dhe aftësisë për t’u transportuar në temperatura normale frigoriferi./ VOA

LEXO TE PLOTE