Connect with Us

Matura Shtetërore/ Dalin rezultatet e provimeve me zgjedhje

Sociale

Matura Shtetërore/ Dalin rezultatet e provimeve me zgjedhje

Publikuar

-

Ditën e sotme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore, që mund t’i shihni në linkun e publikuar nga ministria.    Në bazë të numrit të tyre të identifikimit, të gjithë maturantët e interesuar mund të shohin duke klikuar rezultatet që kanë marrë.    Në datën 19 qershor, maturantët kryen provimet me zgjedhje.

Provimet e Maturës Shtetërore u mbyllën para zgjedhjeve të 21 qershorit.    Provimi i parë ishte ai i Gjuhës së Huaj, provimi i dytë i Gjuhës Shqipe dhe Letërsi në datën 29 maj, në 9 qershor u zhvillua provimi i matematikës dhe 10 ditë më vonë provimet me zgjedhje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Emigrantët ilegalë në Itali/ Gati ligji i ri për pajisjen me leje të rregullt qëndrimi

Publikuar

-

Nga

Qeveria italiane po analizon mundësinë e aprovimit të një ligjit të ri për pajisjen me leje të rregullt qëndrimi për emigrantët që jetojnë e punojnë ilegalisht në Itali.

Kusht është të dëshmojnë se kanë gati një kontratë punësimi si dhe derdhja e një kontributi financiar nga ana e punëdhësit.

Aktualisht llogaritet se numri i emigrantëve klandestinë në Itali është rreth 600 mijë.
Në Itali e njohin me emrin “Sanatoria”, apo amnistia për rregullimin e situatës së emigrantëve klandestinë që punojnë ilegalisht apo që nuk gjejnë dot punë pasi nuk kanë leje qëndrimi.
Sanatoria e re është propozuar nga iniciativa popullore “Ero straniero” dhe e mbështetur nga forca politike “+ Europa”.

Ky draft ligor po ekzaminohet në komisionin parlamentar të Cështjeve Kushtetuese dhe ka gjetur mbështetjen e ministres së Brendshme Luciana Lamorgese e cila gjatë një interpelancë në këtë komision ka pohuar se qeveria synon të marrë në vlerësim e t’i gjej zgjidhje kuadrit kompleks të situatës së majft emigrantëve të parregulltë në Itali.

LEXO EDHE:  Matura/ Publikohen përgjigjet e testit të matematikës

LEXO EDHE:  Skandali me testet e Maturës/ Zbardhen të tjera detaje

Vlerësohet se nga kjo do të përfitojnë rreth 300 emigrantë nga mbi 600 mijë që është numri i tyre. Sanatoria e fundit në Itali është bërë në vitin 2012.
Sipas Institutit të sigurimeve shoqërore nga sanatoria e vitit 2012 rezultojnë ende sot rreth 80% emigrantë të punësuar që përfituan nga normativa e saj.

Sanatoria e re parashikon të lë jashtë emigrantë që kanë apo kanë pasur probleme me drejtësinë italiane apo që dyshohen se janë rrezik për sigurinë kombëtare.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shqiptarët të parët për kultivimin e fasuleve, mbjellin sa dyfishi i rajonit

Publikuar

-

Nga

Bishtajoret kanë qenë prej vitesh pjesë e dietës ushqimore në mbarë botën për mijëra vite, duke shërbyer si burim proteinash. Pjesë e bishtajoreve janë bizelet, llojet e ndryshme të fasuleve, qiqra dhe thjerrëza. Bishtajoret shërbejnë si një burim i rëndësishëm i proteinave dhe të tjera vlerave ushqyese, të cilat mund të zëvendësojnë produktet e mishit apo të bulmetit. Gjithashtu kultivimi i tyre redukton përdorimin e plehrave kimike dhe bën pasurimin e tokës.

10 shkurti është vendosur si dita ndërkombëtare e bishtajoreve.

Në Shqipëri prodhimi i tyre në vitin 2018 arriti në 24.5 mijë tonë, duke u rritur me 15% në krahasim me një vit më parë, pas tre vitesh që shënoi rënie të njëpasnjëshme, referuar të dhënave të Eurostat. Për nga sasia e prodhimit, Shqipëria prodhon sa dyfishi i vendeve të rajonit si Serbia apo Maqedonia. Prej vitit 2010 prodhimi më i lartë u arrit në vitin 2014 me 30 mijë tonë, ndërsa prej atëherë ka shënuar rënie.

LEXO EDHE:  Matura/ Publikohen rezultatet e provimit Gjuhë e Huaj

LEXO EDHE:  MAS: Nis aplikimi online për Formularin A1 nga maturantët

Prodhimi i bishtajoreve në Serbi ishte 12.9 mijë tonë në vitin 2018, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 12.4 mijë tonë, Bosnje dhe Hercegovina me 11.8 mijë tonë dhe Kosova me 6.1 mijë tonë.

Prodhuesi më i madh i tyre ndër vendet e Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar është Turqia, ku në 2018-n arriti një prodhim prej 1.2 milionë tonë.

Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se prodhimi i përgjithshëm i bishtajoreve në BE ishte 4.1 milionë tonë në vitin 2018. Ndërsa sipërfaqja e përgjithshme kushtuar kultivimit të bishtajoreve në BE ishte 2.1 milionë hektarë.

Shtetet Anëtare të BE-së me prodhimin më të madh të bishtajoreve në 2018 ishin Franca (840 mijë tonë), Spanja (690 mijë tonë), Polonia (460 mijë tonë), Gjermania (400 mijë tonë) dhe Lituania (380 mijë tonë). Këto pesë vende së bashku përbënin 67% të prodhimit të përgjithshëm të BE-së në vitin 2018./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

ISHP këshillon: Nëse keni rrufë apo grip, shkoni në shtëpi dhe pushoni!

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që një valë gripi ka përshirë gjithë rajonin, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar një këshillë për qytetarët që të marrin masa që në fazën e parë të shfaqjes.

Sipas ISHP, nëse keni rrufë apo grip, shkoni në shtëpi dhe pushoni, konsultohuni me mjekun tuaj dhe merrni masa mbrojtëse që mund të zvogëlojnë rrezikun e gripit:

Ruani higjenën vetjake.
Shmangni përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve.
Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit.

LEXO TE PLOTE