LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Guvernatori Sejko takon Rokanas per marredheniet ekonomike

3 Korrik 2015, 15:26, Ekonomi CNA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është takuar të premten me ambasadorin grek në Tiranë, Leonidas Rokanas.

Takimi Sejko-Rokanas është bërë në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe ekonomike, por në të janë diskutuar edhe zhvillimet më të fundit në Greqi.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë deklaroi të mërkurën se dalja e Greqisë nga eurozona, edhe pse nuk i cënon bankat shqiptare, mund të godasë rritjen ekonomike të vendit. Konkluzionin e bëri publik guvernatori pas mbledhjes së këshillit.

?Kriza greke mund të ndikojë në korrektimin e rritjes ekonomike. Po bëjmë të gjitha llogaritjet e mundshme të skenarëve pozitivë dhe negativë, por, për momentin ne jemi në përputhje të plotë me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me qeverinë shqiptare për rritjen ekonomike?, tha Gent Sejko.

Lajmet e fundit nga