LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykata pushon padine ndaj Berishes, Keti Bazhdari paguan shpenzimet

3 Korrik 2015, 14:21, Politikë CNA

Gjykata pushon padinë e Keti Bazhdarit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe e detyron atë që të paguajë shpenzimet e gjyqit prej 400 mijë lekë të vjetra. Shkak për këtë është bërë mosparaqitja e saj në gjyq. Ish-kandidja e koalicionit të majtë për Bashkinë Shkodër paditi Berishën për deklaratat që ai bëri në Kuvend në adresë të saj.

?Unë nuk dua të merrem me kandidatët por meqë po shet Bazhdarin, do ta them publikisht, pasuria e saj është në tytë të revoles edhe ndaj kujt? Kujt ia mori Keti pasurinë. Si na lindi Keti pasunare e madhe, e bija e një të përndjekurit. Me revole ndaj kujt. Ndaj të dashurit të vet që e kishte me depresion. Kaq!?– tha Berisha në Kuvend. Fill pas këtyre deklaratave Bazhdari bëri padinë ndaj ish-kryeministrit dhe u shpreh se paratë që do të merrte si dëmshpërblim do t?i dhuronte në një shkollë të komunitetit egjiptian.

Lajmet e fundit nga