LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Simpoziumi Ndërkombëtar i Skulpturës, artistë shqiptarë dhe të huaj në Korçë

2 Korrik 2015, 07:11, Kulturë CNA

Korça mirëpret edhe këtë vit Simpoziumin Ndërkombëtar të Skulpturës. Artistë vendas dhe të huaj janë përzgjedhur nga më shumë se 100 aplikantë, ku emra të njohur si Salah Hammad (nga Egjipti), Liu Yang (nga Kina), François Weil dhe Patrice Belin (nga Franca), apo shqiptarja Fiona Mali, do të jenë të pranishëm nga data 1 deri më 12 korrik në Simpoziumin e 6-të Ndërkombëtar të Skulpturës 2015.   Aktiviteti i ideuar nga skulptori i njohur dhe njëkohësisht kuratori artistik i aktivitetit, Genti Tavanxhiu, mbështetur nga Bashkia e Korçës dhe Drejtorja e Qendrës së Kulturës ?Vangjush Mio?, Zamira Kita, në drejtimin teknik të Vladimir Topit, përgjatë 12 ditëve do të ketë në qendër të vëmendjes gurin, i cili është një mermer grek (Kavalla 130 x 120 x 65 cm).

Këshilli i qytetit të Korçës do të paguajë 200,000 lekë për çdo skulptor, i cili do të realizojë punën e plotë në kohën përkatëse dhe në dimensionet e gurit prej 1 metër kub. Qyteti i Korçës, ku tradita e veprave të artit gjen përfshirjen e saj më të mirë, është bërë vendi mikpritësi i daltës, stekës dhe skulptorëve lokalë, rajonale dhe ndërkombëtare për pesë vite (2008, 2009, 2010, 2011 dhe 2014), ku 36 skulptorë kanë marrë pjesë në pesë edicionet e kaluara të Simpoziumi Ndërkombëtar  ?Skulptura e Parkut?.

Simpoziumi i Korçës ?Skulpture Park?, ka filluar në vitin 2008 me ndërhyrjen e ish-kryetarit të Bashkisë Korçë, Niko Peleshi, aktualisht zv. kryeministër i Shqipërisë, i cili përveç se ishte promovues dhe autor i saj për herë të parë në historinë e Shqipërisë, kontribuoi në krijimin e një muzeu të artit bashkëkohor, duke regjistruar në kujtesën historike të qytetit, format e ndryshme të shprehjes artistike dhe duke mundësuar eksperimente lidhur mbi funksion e veprave të artit në hapësira e reja urbane.

Lajmet e fundit nga