Connect with Us

Greqia përçahet para referendumit

Aktualitet

Greqia përçahet para referendumit

Publikuar

-

Referendumi i së dielës (05.07) po e ndan shoqërinë greke. Nga njëra anë të majtët që shprehen kundër reformave e diktatit nga Europa, nga ana tjetër europianët e bindur që duan të votojnë me “Po” për masat e kursimit.

Griechenland Krise Illustration zum Referendum pro und contra

Debati në ditët e fundit para votimit të së dielës (05.07) po bëhet gjithnjë e më me pasion, por në thelb nuk është një debat i ri. Në qendër të tij pyetja: në ç’relacion qëndron Greqia me Europën? Sipas sondazheve grekët, që nga anëtarësimi i tyre në BE në vitin 1981, janë përkrahës të fuqishëm të integrimit europian – jo vetëm për fondet e majme që vijnë nga Brukseli, por edhe pse Europa tradicionalisht është parë si një liman paqeje në një rajon të trazuar- Por në kohë krize e kanë ngritur zërin izolacionistët dhe skeptikët e Europës.

Më shumë se 20.000 vetë u mblodhën të hënën (29.07) para parlamentit grek në një miting për t’i thënë “Jo” BE-së në referendumin e së dielës. Sipas tyre “Jo”-jo është kundërshtimi i politikës së kursimeve, dhe jo një deklaratë kundër qëndrimit në eurozonë. Ata që i kundërshtojnë masat e kursimeve ishin fillimisht në avantazh, por sondazhet e fundit tregojnë se kundërshtarët dhe përkrahësit janë shumë afër me pikë.

Griechenland Athen Anti EU Referendum Protest“JO” Brukselit

Për Spiros Koreas një arsye më shumë për të dalë në protesta. “Ne duam të kemi jetën tonë të dikurshme, t’i japim fund varfërisë. Prandaj kërkojmë një “Jo” krenare këtë të dielë”, thotë 50-vjeçari në bisedë me Deutsche Wellen. Pyetjes nëse nuk ka frikë se ky referendum i thirrur kaq shpejt dhe nëse debati për Europën po i ndan njerëzit, Koreas i përgjigjet me patetizëm. “Liria nuk është gjë tjetër vetëm mundja e frikës. Kush jeton me frikë, jeton në skllavëri.”

Lidhjet me historinë luftarake

Përplasja mes përkrahësve të masave të kursimit dhe kundërshtarëve bëhet me emocione të mëdha. Demonstruesit nuk kanë vetëm të ardhmen e tyre para syve, por edhe një të shkuar krenare: Lufta e gjeneratës së baballarëve për më shumë demokraci në një vend të lodhur nga lufta dhe krizat.

Aktivistja që lufton kundër reformave, Sonja kujton: “Në vitin 1965 pallati intervenoi dhe e rrëzoi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike. Atëherë ne dolëm në rrugë të mbronim demokracinë. Nuk e kishim menduar se 50 vite më vonë, në korrik 2015, pikërisht BE, që e paraqet veten si djep të demokracisë do të ndërhynte në këtë formë.”

Greichenland Premierminister Alexis Tsirpas

Gjithnjë e më shpesh dëgjohet lidhja me ngjarjet e vitit 1965, të njohur si “Iouliana”. Asokohe mbreti i ri Konstantin ndikoi në rrëzimin e qeverisë së re të politikanit të majtë liberal, Jorgos Papandreu -me gjasë për të ndalur kryengritjen komuniste. Pasoja: Luftime në rrugë, krizë politike me qeveri që pasonin njëra-tjetrën, dhe puçi ushtarak në vitin 1967. “Iouliana” shenjoi fillimin e fundit të demokracisë greke, por edhe fillimin e mitit për dinastinë e Papandreut. Mos do kryeministri grek Tsipras të krijojë lidhje me këto ngjarje e të futet në histori si hero, edhe pse nuk e dorëzon me dëshirë pushtetin?

LEXO EDHE:  Adea Pula, foto super seksi nga plazhet e Greqisë

“Demonstrojmë për atë që është e vetëkuptueshme”

Ndërkohë ata që duan të thonë “Po” në referendum, dhe që në protestën e së martës po ashtu ishin të shumtë në numër, mendojnë në kategori të tjera. “Kam vite që nuk kam shkuar në demonstratë, por këtë herë doja patjetër” thotë Vassiliki. Ajo nuk përfytyron rrugë tjetër, vetëm “Po” për Europën. “Këtu bëhet fjalë për të ardhmen e vendit”, thotë avokatja me dy fëmijë që rriten në në frymë liberale proeuropiane. “Më duket gati e pabesueshme që duhet të demonstrojmë për atë që është e vetëkuptueshme.”

Griechenland EU Proteste Pro EU“PO” Europës

Lufta verbale mes kampeve kundërshtare vazhdon, ndërkohë që kryeminitri grek, Tsipras do të japë kontributin e tij. “Kush thotë ‘Po’ e bën veten bashkëfajtor për vazhdimin e politikës së kursimeve”, paralajmëron ai në fjalimin televiziv. Një veprim i pazakontë, thotë shkrimtari Kristos Khomenidis.”Që një kryeministër emërton zgjedhësin fajtor, vetëm pse ai nuk është i të njëjtit mendim, kjo nuk ka ndodhur kurrë.” Madje as në një regjim autoritar, shprehet Khomenidis në intervistë me televizionin Antenna.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Shkuan për pushime në Greqi/ Helmohet grupi i adoleshentëve

LEXO EDHE:  Adea Pula, foto super seksi nga plazhet e Greqisë

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  I dënuar me 18 vite burg për vrasje/ Ekstradohet nga Greqia 55-vjeçari

LEXO EDHE:  Përfundon referendumi në Maqedoni/ Regjistrohet numër i ulët votuesish

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: