LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha, mesazh per 2 Korrikun: Pervjetori na ben te reflektojme

2 Korrik 2015, 15:57, Politikë CNA

Kryetari i PD-se, Lulzim Basha thotë se si sot 25 vjet më parë, rinia shqiptare, burrat e gratë guximtarë shembën murin e izolimit dhe u hodhen në oborrin e selive të huaja duke zgjedhur lirinë në vend të diktaturës. Në një mesazh për 2 Korrikun, e njohur si dita e eksodit të shqiptarëve që hynë në ambasadat e huaja, kreu i PD deklaron se falë kurajos dhe guximit të tyre që u ngritën dhe qëndruan të parët kundër diktaturës dhe izolimit, Shqipëria nisi rrugën pa kthim drejt Europës. Sipas tij, hapa të rëndësishëm u hodhën në rrugë, duke sjellë lëvizjen e lirë, anëtarësimin në NATO, marrjen e statusit të vendit kandidat. ?Në vend të kremtimeve, ky 25 vjetor na bën sot të reflektojmë si asnjëhere tjetër për vendin dhe shoqërinë tonë.  Me zgjedhjet e 21 qershorit, vota e lirë, themeli i demokracise është dëmtuar rëndë, kriza ekonomike ka pllakosur vendin, mjerimi është ulur këmbëkryq në mijëra familje shqiptare, eksodi është rikthyer i dhimbshëm sa atëherë?, shprehet Basha. Ai nënvizon më tej se 25 vjet më parë, bashkëqytetarët tanë refuzuan me forcë propagandën e regjimit që fliste për arritje spektakolare, ndërkohë që vendin e kishte mbërthyer zija e bukës. Basha thotë se sot, 25 vjet më pas, shqiptarët po e braktisin vendin duke ikur drejt Europës nga dëshpërimi, papunësia, nga korrupsioni, nga pasiguria dhe nga mjerimi ekonomik. Lideri i opozitës deklaron më tej se 25 vjet më parë shqiptarët provuan se askush nuk mund t?i mposhtë, askush nuk mund t?u vrasë shpresën apo t?i fundosë lirinë dhe dinjitetin. ?Shqiptarët do ta dëshmojnë serish se kemi të njëjtën kurajo për të refuzuar varfërine,  kriminelët dhe korrupsionin, këtë sistem që e mban në këmbë blerja e votave?, deklaron kryedemokrati në përfundim të qëndrimit të tij

Lajmet e fundit nga