LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përse ka ndryshuar klima?

1 Korrik 2015, 21:07, Sociale CNA

Një pyetje që ka dalë nga mjediset e bisedave në bare (duke parë që përballë kapuçinos sot nuk flitet për tjetër gjë) dhe që tani ka gjetur edhe një përgjigje: Përfundimisht po, thonë klimatologët, stinët kanë ndryshuar. Duke ofruar edhe një shpjegim të mekanizmit. Ato që godasin ?motorrin e klimës? janë në fakt rrymat shkulmuese dhe shtjellat polare, binarët në atmosferën e lartë në të cilat lëvizin me shpejtësi turbullirat, duke sjellë re dhe kohë të bukur. Të modifikuara nga ngrohja globale, këto rryma nuk e bëjnë më detyrën e tyre dhe enden, deri sa krijojnë zona të bllokuara nga i nxehti, i ftohti, ose edhe thatësira dhe lagështira. Të vështira edhe për t?u parashikuar.

VAPË DHE ERRËSIRË

Si ndikon ngrohja globale në tërësinë e Planetit? Duke shkaktuar stuhi të mëdha dhe uragane kolosale, ose duke dobësuar rrymat detare, edhe pse për atmosferën pika jetësore, sipas meteorologes Jennifer Francis nga Universiteti Rugers në Nju Xhersi, është arktiku. Akulli që mbulon detin mbi Polin e Veriut është duke u zvogëluar, që nga fundi i viteve shtatëdhjetë, me më shumë sesa 35.000 kilometra katrorë në vit, duke lënë kështu zbuluar një sipërfaqe më të errët, atë të detit të lirë. Nga ana e tij, jo më i mbrojtur nga akulli, deti përthith rrezet diellore, duke u bërë edhe më i ngrohtë dhe duke shkrirë edhe më shumë akull. Një rreth vicioz që ka përshpejtuar humbjen e sipërfaqeve të bardha në Polin e Veriut. Fenomeni është përkufizuar ?amplifikimi arktik? dhe i referohet faktit që Arktiku vetë (dhe Antarktida) janë më të ndjeshme ndaj shtimit të temperaturës, se sa rajonet e tjera të planetit.

Jemi akoma larg, fizikisht, nga gjerësitë tona gjeografike. Lidhja megjithatë egziston, dhe sipas Jennifer Francis quhet ?shtjella polare?. ?Një seri erërash në lartësi, shumë të shpejta, rrotull Polit të Veriut i cili është bërë i paqëndrueshëm, ndoshta për shkak të ngrohjes globale?, saktëson Antonello Provenzale, nga Isak/Cnr e Torinos, dhe shton: ?Që fenomeni të jetë shkaktuar vetëm nga zvogëlimi i akujve polare, kjo është ende në diskutim, por askush nuk e kundërshton paqëndrueshmërinë e tij?.

Në praktikë, në vend se të jetë një lloj unaze e vazhdueshme që rrethon Polin e Veriut, kjo shtjellë fillon të zvogëlohet dhe kështu shkakton valë më të thella e të gjera, që munden edhe të thyhen. Shtjella Polare nga ana e saj influencon edhe ecurinë e të ashtuquajturave rryma ?jet stream?, të tjera rryma ajri shumë të shpejta dhe në lartësi të mëdha; në fund, jet stream bien në kontakt me turbullirat që ?kontrollojnë? klimën. ?Këto dallgë më të thella sjellin sulmin e ajrit polar drejt lartësive më të ulta, dhe të ajrit të moderuar drejt veriut ?, vazhdon eksperti. Bota.al 

Lajmet e fundit nga