LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush e urdhëroi Ramizin të sulmonte Jozefinën?

30 Qershor 2015, 10:22, Aktualitet CNA

Pas një komenti të ish-kryetares të Kuvendit dhe nënkryetares të PD Jozefina Topalli, kreu lokal i PD në Shkodër, ju përgjigj më një sulm personal në rrjetet sociale. Ai më ironi shmangte Topallin nga fitorja në Shkodër dhe këtë të fundit ja dedikonte vetes. Më tej Ramiz Cobaj e kthente në një sulm dhe akuzë statusin e tij ndaj zonjës Topalli.

Në fakt menjëherë pas zgjedhjeve pati disa reagime. PD nëpërmjet Palokes, Dumës apo të tjerëve që shpallën fitoren e zgjedhjeve dhe deklaruan se mazhoranca tentoi manipulimin, por nuk mundi pasi nuk e lejoi PD.  Opozita kishte fituar nga jugu në veri dhe rezultati ishte surprizues. Paloka shkoi më tej sa deklaroi se kutite ishin vetëm certifikimi. Grida Duma fluturonte në qiell të shtatë duke shpallur fitoren.

Çfarë rezultoi pas hapjes së kutive tani e dinë gjithë shqiptarët. Një humbje fatale. PD humbi disa bastione, tek vota politike në shumë vende PD është forcë e trete.

Në bashki të tjera jo vetëm PD, por edhe koalicioni kanë vota më pak se në 2013. Ka një diferencë prej 500 mijë votash në rang kombëtar. Pra një realitet që duhet lexuar si humbje dhe jo si fitorja e Palokës apo Gridës.

Të fluturosh është e lehtë por të shpartallosh një force politike me këtë shpejtësi mund ta bëjnë vetëm disa personazhe në PD.

Fitore në Durrës tha Grida dhe në qytet ka humbur turpshëm. Arsyeja stafi dhe shtabi i saj, një tufe palacosh të UET cuar nga Tirana që më shumë shkonin në Durrës për tallje e turizëm. Jepnin urdhëra, tallëshin e fyenin demokratët.  Dega partjetër, nenkryetari i PD Edmond Spaho që zhgryhej restoranteve, apo me keq akoma ikte shëtiste ne Pogradec duke braktisur fushatën. Shkarkimi i tij, kreut te deges Durres dhe disa bastardeve politike qe jane ngritur duke lepire ne PD, eshte minimum qe mund te behet per Durresin.

Nga Durrësi shkojmë në cdo qytet e njëta situatë, zymtësi në struktura, mënjanim i shumë prej ikonave të PD-së. Qytetaria po reagonte ndaj vetë opozitës. PD kishte lënë jashtë saj pjesën thelbësore, fillo ite luftonte me pseudo të rinj të nxituar, kalamaj me ambicje politike, por pa asnjë lidhje me elektoratin trumbetonin fitore spektakolare, ne fakt po hanin gjize, qe mesa duket si ka bere esell akoma.

Cfarë ndodhi?

Humbje ngado, dhe kjo e reflektuar për disa shkaqe. Gjithcka fillon në zgjedhjet ne PD në vitin 2013, ku deputeti i ndjerë Sokol Olldashi u tradhëtua në garën e tij elektorale. Kush ishte më Olldashin u sulmua publikisht, PD u përca keqazi, Basha fitoi me votë jo reale 80%. Më pas zgjedhjet në strukturat e PD përcarja thellohet. Jo vetëm mbështetësit e Olldashit por të gjithë të vjetërit sulmohen, duhen te rinjtë këta e dinë, ju duhet të largoheni, deklaronte Eno Bozdo ne Korcë. ?më falni Enno me 2N?.

Kjo situatë është kudo, ndërtohen struktura fiktive për të emëruar kryetarë degësh që shpërbleheshin për zgjedhjen e Bashës. Në shumë degë sot në zgjedhjet lokale nuk kishte seksione, strukturat e zgjedhura në fushatën brenda partisë nuk ekzistojnë. Pra ishin një mashtrim. PD nuk bashkoi njerzit, por disa indivite e uzurpuan për interesa personale dhe korruptive, te mbeshtetur edhe nga te deleguarit apo me porosi nga qendra si vete Ramizi ne Shkoder.

PD kishte vetëm fushatën dhe imazhin e Lulzim Bashes, degët ishin miza pa kokë, pa strategji dhe pa ide. Një skandal i vertetetë elektoral. Këto ishin disa nga arsyet që cuan PD-në në humbje. Humbje që tashmë është e shpallur si fitore fatkeqsisht ditët e para dhe fitore e vjedhur ditët në vijim.

Jozefina Topalli

Pas daljes së rezultatit Jozefina Topalli reagoi. Reagoi dhe dha alarmin si një ish-drejtuese dhe deputete, tha mendimin e saj pasi lexoi rezultatin. Dha alarmin për një të vërtetë të lexueshme nga të gjithë.

Askush nuk mohon dot blerjen e votës dhe problemet në zgjedhje, por situata është vërtet alarmante dhe Topalli, tha një fjali ?Ne kemi humbur?, të gjithë të tjetrët kishin shpallur fitoren.

Ramizi në Shkodër deklaronte fitore dhe sulmonte, por fitorja nuk është vetëm në Shkodër, ajo është shumë e vogël për gjithë Shqipërinë. Fitoi Voltana në Shkodër, se të ishte për Ramizin rezultati do ishte ai i PD më pak se në vitin 2013, i shkruajne vete kreut te PD pas reagimit te tij ne rrjetet sociale.

Gjithsesi problemi qëndron tek fakti se kush e urdhëron një kryetar dege të bëjë të tilla reagime. Qëndrimi i Jozefinës ishte për gjithë vendin dhe sot e pranoi dhe Basha. Pranoi vjedhjen e votës dhe humbjen, por nuk tha pse u shpall fitore.

Ramizi foli me gojën e tij apo të atyre që e urdhëruan. Ata që shpallën fitoren janë edhe urdhëruesit askush tjetër. Një kryetar dege nuk reagon ndaj një ish drejtuesi të lartë dhe deputeti në publik, pasi e di mjaft mirë reagimin. Pra Ramizi foli me gjuhen e dikut tjetër me gjuhën e atyre që shpallën fitoren, pasi humbja ju përket të gjithëve.

Ramizi ka fituar, por PD ka humbur, PD nuk është Shkodra, por gjithë Shqipëria.

Ramizi ndoshta po shikon vetëm bacen e tij ku ka celur një lule, shpresoj dhe besoj se Ramizi duhet ta dijë se ?Pranvera më një lule s?vjen?. Të tjerat janë djegur që në rrënjë, i thanë e i dogjen vetë me dorën e tyre ata që urdhëruar Ramizin të flasë me apo pa mend.

Të brockullitë e të sulmojë, kur kemi humbur dhe me keq akoma të shpallë fitoren me një lule. Humbja është humbje i pëlqen apo jo Ramizit apo shokëve të tij në Komitetin Qendror.

Këto sulmë apo reagime pas deklarimit mbi të vërtetën nga ish-drejtues të lartë të PD, nuk sjellin asgjë positive, por thjesht shtojnë përcarjen. Ndryshimi i këtij drejtimi të gabuar tashmë është në dorën e Bashës. Një mesazh e ka nga rezultati në tavolinë, përsonalisht ai nuk duhët të dorëhiqet, por duhet të shpartallojë gënjeshtarët, të paaftët dhe servilat që ka nga pas dhe emëroi në sekretariate, apo të shpartallojë kryetarët e klanet në degë. Koha nuk pret pasi humbja tjetër edhe më fatale është shumë afër. Për ta kthyer në fitore duhet vlerësim realist, analizë konkrete, prekje e problemeve dhe bashkim vlerash dhe idesh.

Elvi FUNDO

 

Lajmet e fundit nga