LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet, Gjinushi: Qytetarët na tradhtuan

29 Qershor 2015, 07:50, Aktualitet CNA

Kreu i PSD, Skënder Gjinushi, është shprehur i kënaqur nga rezultati i arritur nga partia e tij në këto zgjedhje lokale.   Sipas tij, PSD është e vetmja forcë politike që kandidoi jashtë koalicionit të ASHE dhe arriti të marrë më shumë vota.   Për sa i përket pjesëmarrjes së ulët në votime, kreu i PSD është shprehur se qytetarët zgjodhën “vetëvrasjen” duke na tradhtuar.

“Sigurisht që kjo është shprehje e pakënaqësisë ndaj kësaj mazhorance, kalim në indiferentizëm. Elektorati ynë ende nuk di si të reagojë dhe si ta shprehë pakënaqësinë. Veçanërisht të majtët, pakënaqësinë e bëjnë ose duke  kaluar në krahun tjetër, ose duke qëndruar në shtëpi dhe jo duke zgjedhur alternativën tjetër të së majtës. Pra, ne nisur nga pakënaqësia kishim shumë mbështetës, madje edhe nxitje për t’u paraqitur më vete. Kur erdhi momenti i votimit ata na tradhtuan në një farë kuptimi, duke zgjedhur “vetëvrasjen”, siç është mos pjesëmarrja në votim”, ka deklaruar Gjinushi.

Lajmet e fundit nga