LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet 2015/ Votimi politik e majta mbi 90 mandate deputetesh

29 Qershor 2015, 11:51, Aktualitet CNA

Zgjedhjet lokale të Qershorit prodhuan një ndarje të re admistrative që në fakt për Shqipërinë është një reformë e madhe. Ky votim tashmë ka sjellë edhe votat politike për këshilltarët por edhe kryetarët e rinj.

Në rast se do analizojmë shifrat më të dy mënyrat, PD ska asnjë ngritje në total krahasuar më 2011 apo 2013 për më tëpër në disa zona ka dhe ulje. Janë të pakta ato zona ku PD ka fituar me koalicion politikisht, përjashtim bën Shkodra dhe Vau-Dejës.

Duke lexuar shifrat zyrtare del se kandidatet e koalicionit te majte ASHE ka 840.122 vota. Por këtu mungojnë rreth 30 mijë vota të kandidatëve apo partive të majta jashtë koalicionit si PSD apo PBDNJ e cila megjithëse shkoi tek PD orët e fundit dhe nuk tërheq vota të djathta. Me këto vota si rezultat i votimit per kandidatë koalicioni i majtë mer 78 mandate, koalicioni i djathtë 60 mandate,  PBDNJ 1 mandat ne qarkun Vlorë dhe 1 mandat e mer Gjergj Bojaxhi ne Tirane.

Koalicioni i djathte APPD ka 671.313 vota ose 42% e totalit. Ky rezultat në fakt është maksimali për opozitën dhe përllogaritja në këtë mënyrë e mandateve ndihmon së tepërmi opozitën pasi në të gjithë vendin kandidatët e saj kanë më shumë se koalicioni edhe pse kane humbur në jo pak por 46 njësi vendore. Ndryshe ndodh me të majtën, ku në shumë njësi edhe pse kane fituar, kandidatët e së majtës janë më pak se koalicioni.

Kandidatët e APPD kanë gati 170 mijë vota më shumë se koalicioni, kurse kandidatët e majtë kanë 150 mijë vota më pak se koalicioni.

Në rast se do të lexonim votën politike si koalicione e cila në këtë rast sipas KQZ kemi koalicionin e djathte APPD me 507.545 vota dhe ASHE me 991.175 vota, këtij koalicioni mungojnë si në rastin e mësipërm edhe votat e PSD, PBDNJ apo PKD, parti që mbledhin vota majtas dhe janë jo pak por 50 mijë vota për këshilltarët e këtyre partive.

Nga rezultati për këshilla del se koalicioni i majte mer mbi 90 mandate deputetësh dhe koalicioni i djathtë shkon tek 44-46 mandate deputetësh.

Elvi FUNDO

Lajmet e fundit nga