LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një analizë për zgjedhjet në Korcë/ Humbja që flet

29 Qershor 2015, 11:20, Aktualitet CNA

Zgjedhjet në Korcë u mbyllën me shpejtësi, me qetësi, me kulturë dhe pa asnjë incident. Një fushatë ashtu sic di ky qytet, por fushata kishte diferenca të mëdha. Kandidati i Zv/kryeministrit Peleshi, kreu aktual i Bashkisë Sotiraq Filo, kishte nga pas një ushtri të madhe të administratës qëndrore dhe lokale, kurse rivali i tij prof. Gjergji Mero, nuk kishte  asgjë nga pas përvec militantëve, pasi dhe vetë kreu i PD në Korcë është aleat dhe ortak i dyshës Peleshi-Filo. Dikur ka qenë Peleshi-Mano, sepse Filo ishte thjesht shitës, menaxherët ishin këta të dy.

Duke lënë mënjanë problematikën e përballjes midis kandidatëve ai që flet vetë është rezultati. Shifrat e bera publike nga KQZ për Bashkinë Korcë thonë:

PS: 15.725 vota

PD: 9898 vota

LSI: 6797 vota

Koalicioni ASHE ka 28.404 vota, koalicioni APPD ka 12.490 vota, pjesmarrja ka qenë  41.89%.

Gjergji Mero: 17.249 vota

Sotiraq Filo: 25343 vota

Rezultatet si force politike, si koalicione edhe si kandidat flasin vetë. E djathta nuk ka më shumë se 30% në Bashkinë e re të Korcës që përfshin minimalisht 4 ish -zona deputetësh, ose përfaqëson gati 50% të totalit të votuesve në këtë qark.

Në rang qarku ASHE ka 84.524 vota dhe APPD ka 39.554 vota e perkthyer ne mandate e majta mer 8 deputete e djathta 4 deputete. Ne vitin 2013 rezultati ka qene 7 me 5 ne favor te koalicionit te majte. Pra e djathta dhe koalicioni i saj janë në mminimumin e tyre historik, në të njëjtin minimum ndodhet edhe PD, e cila në fakt nuk ka asnjë ngritje nga 2011 dhe 2013 por në fakt ka një ulje tjetër.

Pse ky rezultat?

Fusha mund të ishte e qetë dhe e kulturuar, por nuk ishte aspak në shërbim të qytetarëve. Kjo nga të dyja palët. PD nga ana e saj ende pa besim të thellë politik në publik, nuk ishte bindëse, por thuajse vepronte si një mizë pa kokë.

Strategjia e kandidatit u tentua të ishte paksa prekse e problematikave, po nuk preku kurrë realitetin. Dhe kjo ndodhi sepse as PD dhe as kandidati nuk ishin pranë të vërtetës.

PD vetë politikisht ishte në mënyrë të neveritshme konjukturale, e pabesë ndaj kandidatit dhe totalisht jashtë realitetit. Ketu thelbesisht përfshij kryetarin e degës dhe një pjesë mazhoritare të kryesisë së degës. Kryetari i PD një aleat i dyshes Filo – Peleshi dhe pjesa tjetër e kryesisë apatike, jo funksionale dhe pa asnjë lidhje me bazën. Këtu nuk po përmend edhe fakte të tjera si kryetari flite gjumë ditën e zgjedhjeve, apo thjesht në takime ishte figurativ dhe ndoshta shkatërrues i tyre.

Gabimi i parë ishte largimi, menjënimi dhe mos thirrja e shumë e shumë drejtuesve në vite në këtë degë. Shumë prej tyre shihen armiq, pa vlerë dhe e vetmja vlerë është kryetari i degës. Në fakt ky i fundit është një hajdut e gjobaxhi i njohur dhe faktuar nga vetë qytetarët e  Korcës.

Ky është përgjegjësi kryesor i kësaj situate në Korcë, kuptohet edhe paraardhesi i tij nuk është shënjtor dhe pa përgjegjësi. Kreu i PD në Korcë është thjesht një njeri me nivel të ulet politik dhe qytetar, i lidhur me krimin, bandit politik dhe delirant i pakorigjueshëm dhe i pashërueshëm.

Së dyti stafi i kandidati Mero ose stafi që merej me strategjinë e fushatës ishin të rëmujshëm dhe pa ide dhe strategji konkrete. Aq keq ishte situata sa dhe programi ishte qesharak dhe për të qarë hallin. Ishin sic thotë populli ?në autobus?. ?Kalamaj politike që   shpallën fitoren sapo doli kandidati apo sepse u përfshinë vetë në fushatë. Kaq qesharake sa qytetarët ju dhanë një shpullë të mirë.

Se teti, flitej për uljen e cmimit të ujit por nuk flitet për abuzimet miliona dollatë në Ujësjellës. Flitej akoma sa kishte kushtuar kulla në qendër, por askush nuk thoshte se do e shëmbte dhe do bënte një kënd lojrash për fëmijë. Sulmoheshin investime të votuara masivisht nga qytetarët dhe PD po bënte një hap prapa. Një betejë me ndërtimet dhe urbanizimin që e kishte humbur njëherë në 2011-ën. Këtu mund të rendit fakte pafund por mora dy thelbësore dhe krahasuese.

Së katërti, lista e këshillit bashkiak ishte më skandalozja në historinë e PD në këtë qytet. Për hërë të parë kreu i PD vendoste emrin në krye të listës, më pas ndiqej nga disa zonja me ambicje politike, por pa mbështetje elektorale, apo më keq akoma kushërirat e grua së kryetarit, pseudo biznesmene pa asnjë lidhje me Korcën, thjesht sponsora të kreut të degës, lista qesharake dhe me nivel të ulet ekstremisht përfaqësimi.

Së fundi, PD në Korcë ka realisht një shkëputje të strukturave nga baza dhe realiteti është krejt ndryshe nga letrat në zyra. Gjate zgjedhjeve në strukturat e PD u ngriten seksione dhe u gjetën delegate. Tani në fushatë rezultoi se të pakten 30 seksione nuk kishin asnjë antar, pa le të kishin drejtues të cilët votuan në zgjedhjet branda partisë. Pra zgjedhjet në struktura kanë qenë krejt fiktive. Përgjegjësia ka emra dhe ai është Enno Bozdo që drejtoi zgjedhjet dhe kreu i degës Andrea Mano. Zgjedhjet branda partisë u reflektuan ne fushatë masivisht. Kishte QV ku nuk gjendeshin komisionerë apo vëaldo manozhguesa. Jo për fajt të qytetarëve, por për faj të disa kllounave politikë që kujtojnë se mund të ngarkojnë korcarët si gomarin e tyre politik që në fakt vlen më pak se një gomar.

 

 

Një humbje që flet vetë

PD dhe aleatët e saj janë në minimum historik. Një garë ku opozita kandidonte me një intelektual që i solli jo pak por 5 mijë vota më shumë se koalicioni, ndërkohë që kandidati i majtë ka marë 5 mijë vota  me pak se koalicioni.

Pra humbja si përket kandidatit. I përket kryetarit të degës dhe kryesisë. Por i pari specifikisht është njeriu që duhet të japë dorëheqje ose minimalisht Lulzim Basha duhet ta shkarkojë. Kjo për të hapur një rrugë të re të opozitës në Korcë, duke bashkuar stukturat dhe njerzit për të ecur përpara jo për tu mbajtur peng nga një klan klientelist. Klan i keq perdorur nga nje individ i korruptuar, i emeruar ne krye te PD nga Niko Peleshi. PD nuk mund te ngelet peng i një dallkauku pa vlerë, qe drejton disa sharlatanë që janë shumë shumë larg asaj që pret qytetaria nga PD në Korcë. Rezultati flet vetë.

Elvi FUNDO

 

Lajmet e fundit nga