LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosove, negociatat per Gjykaten Speciale, Opozita mbetet kunder

29 Qershor 2015, 13:27, Kosova & Bota CNA

Pas takimit, deputetja Albulena Haxhiu nga LVV, ka thënë se partitë opozitare kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre në lidhje me Specialen, shkruan Exress.

Ajo ka shtuar se partitë e opozitës janë të gatshme për një konsensus, ku do të vendosej për një gjykatë brenda sistemit vendor të drejtësisë, një gjykatë jo vetëm për shqiptarët por për të gjitha krimet e luftës në Kosovë.

Haxhiu ka thënë se VV njëlloj si edhe partitë e opozitës AAK e Nisma mendojnë që Qeveria nuk ka të drejtë ta ri procedojë në Kuvend një amendament që deputetët e kanë hedhur poshtë. Sipas saj, ri procedimi nënkupton presion dhe dhunë mbi deputetët. Për hapat e tjerë të opozitës karshi kësaj çështjeje do të njoftoheni me kohë ka thënë Haxhiu. Ky takim është thirrur vetëm për të diskutuar dhe jo për të marrë vendime.

 

Lajmet e fundit nga