LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vritet një 46 vjecar shqiptar nga kunati në ishullin grek Kos

26 Qershor 2015, 08:21, Kronika CNA

Një 46 vjecar shqiptar është vrarë nga kunati i tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ishullin Kos në Greqi.

Shqiptari, i identifikuar si  Leonardo Lapa, ka humbur jetën pasi është qëlluar për vdekje nga ish-bashkëshorti i motrës së tij.

Nga të dhënat e para, bëhet me dije, se ky i fundit ka shkuar në shtëpinë e shqiptarëve dhe kanë debatuar. Pas konfliktit, 57 vjecari grek ka qëlluar për vdekje shtetasin shqiptar.

Ai është dërguar mënjëherë në një spital të Athinës, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Lajmet e fundit nga