Ajo erdhi si mbretëreshë e mjeranëve dhe iku si shërbëtore e mbretit shpirtëror
Nga Artur LLANA Ajo iku në fakt siç erdhi, pa lënë asgjë, a...
?Kjo është një betejë misionare dhe pa fitimin e kësaj beteje, Shqipëria nuk mund të bëjë asnjë hap përpara, jo vetëm në drejtim të integrimit europian të vendit por as në përballimin e sfidave imediate që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë, me gjendjen ekonomike në vend, me vrasjen e shpresës, me eksodin që rritet e shtohet dhe që ishte një ndër shqetësimet kryesore që diskutuam edhe në samitin e PPE, në Bruksel?.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në Samitin e Partive Popullore Europiane në Bruksel. Në qendër të bisedave që zoti Basha zhvilloi me drejtues të lartë të vendeve anëtare të BE ishte dhunimi i standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, të nënvizuara dhe në raportin paraprak të OSBE/ODHIR-it, Këshillit të Europës, SHBA dhe BE. Kryetari i komisionit të Punëve të Jashtme Elmar Brook tha nëse gjysma e raportit të OSBE është e vërtetë, atëherë sipas tij, rrjedhimisht i bie që zgjedhjet janë të manipuluara dhe do e ngrejë këtë shqetësim në rendin e ditës javën e ardhshme në komisionin e punëve të jashtme te parlamentit europian.
?Ka një zhgënjim të jashtëzakonshëm për stadin në të cilin gjendet Shqipëria, si rezultat i prishjes së zgjedhjeve lokale nga shumica, përmes kandidimit të personave me rekorde kriminale, angazhimit të krimit dhe bandave kriminale për të intimiduar zgjedhësit dhe për të mbështetur kandidatët e shumicës në shumë raste, përdorimit masiv të parave publike por edhe të parave të pista, të korrupsionit e krimit për të blerë votën e qytetarëve shqiptarë dhe natyrisht kërcënimit të votuesve, nëse nuk do votonin për kandidatët e shumicës, për humbjen e vendit te tyre të punës apo të afërmve të tyre, në rastet kur këta punojnë në administratën publike, raste këto të mirë dokumentuara nga opozita, nga PD, të bërë të njohura institucioneve ndërkombëtare.
Opozita shqiptare, PD ia ka dalë në rezultatin formal që sigurisht është shumë më i ulët se ç?do të ishte rezultati real, pa këtë makineri presioni të shitblerjes së votës, angazhimit të krimit, ia ka dalë të rrisë mbështetjen e saj, ndërkohë që mbështetja për qeverinë dukshëm ka rënë siç tregojnë edhe shifrat e publikuara nga KQZ në votimet për kandidatët? ? theksoi zoti Basha.
I pyetur për deklaratën e kryetarit të komisionit të Punëve të Jashtme Elmar Brook, sipas të cilit nëse gjysma e konstatimeve të raportit të OSBE është e vërtetë, atëherë zgjedhjet janë të manipuluara dhe do e ngrejë këtë shqetësim në rendin e ditës javën e ardhshme në komisionin e punëve të jashtme, zoti Basha tha se çmontimi i këtij instrumenti të oligarkisë që ia doli të deformonte edhe zgjedhjet në 21 qershor, është misioni kryesor i PD dhe i tij si kryetar i saj.
?Nuk ka dyshim që instrumenti që shkatërroi dhe deformoi zgjedhjet e 21 qershorit përbën një kërcënim real për demokracinë shqiptare, për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë. Lufta për të çmontuar këtë instrument të oligarkisë që ia doli të deformonte edhe zgjedhjet në 21 qershor, është misioni kryesor i PD dhe imi si kryetar i saj. Sot apo nesër besoj do të jetë dita e fundit e përmbylljes së procesit të numërimit, në të cilin pavarësisht gjithë këtyre parregullsive, ne morëm pjesë dhe u bëmë thirrje numëruesve tanë të ishin të kujdesshëm në zbatimin e ligjit. Me përfundimin e këtij procesi, PD do të nisë një betejë frontale për të vënë para përgjegjësisë politike dhe ligjore ata që guxuan të deformojnë vullnetin e zgjedhësve shqiptarë. Kjo është një betejë misionare dhe pa fitimin e kësaj beteje, Shqipëria nuk mund të bëjë asnjë hap përpara, jo vetëm në drejtim të integrimit europian të vendit por as në përballimin e sfidave imediate dhe akute që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë, me gjendjen ekonomike në vend, me vrasjen e shpresës, me eksodin që rritet e shtohet dhe që ishte një ndër shqetësimet kryesore që diskutuam edhe në samitin e PPE, në Bruksel? ? u shpreh lideri i opozitës Lulzim Basha.
Duke iu referuar letrës që kryeministri i Hungarisë Victor Orban i ka drejtuar presidentit të Komisionit Evropian Jean Claude Juncker dhe presidentit të Këshillit të Ministrave Donald Tusk, ku kërkon që të organizohet një samit në Budapest për emigracionin nga Ballkani Perëndimor, zoti Basha tha se liderët kryesorë të Europës janë jashtëzakonisht të shqetësuar për përmasat në rritje të emigracionit i cili vjen si rezultat i marrjes peng të demokracisë nga oligarkia, dëshpërimit dhe krizës ekonomike.
?Janë jashtëzakonisht të shqetësuar dhe mund t?ju them se liderët kryesorë të Europës që janë të pranishëm në këtë samit u shprehën qartë se për Shqipërinë dhe vende të tjera të Ballkanit, ku oligarkia ka marrë peng demokracinë dhe ka bërë të mundur që një vend i cili para pak vitesh u bë anëtar i NATO, pak vite më vonë mori të drejtën që qytetarët të lëvizin pa viza e pak muaj më parë mori statusin e vendit kandidat, të ketë shkaktuar një dëshpërim kaq të madh mes qytetarëve të vet, jo vetëm për shkaqe ekonomike por edhe për shkaqe të zhbërjes së standardeve civile, qytetare, demokratike, saqë ata të dynden masivisht në portat e Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE? ? theksoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Nga Artur LLANA Ajo iku në fakt siç erdhi, pa lënë asgjë, a...
Ne kulmin e krizes me te thelle, me te eger dhe me te pamesh...
Top-Channel ka mësuar nga një burim se tashmë është vendosur...
Ajo çfarë bie në sy në oborrin e shkollës 9– vjeçare, “Foto ...
Policia e Krujës ka asgjësuar 560 bimë narkotike të llojit k...
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dën...
Prej kohësh në Shqipëri ka më shumë ndjeshmëri ndaj aktivite...
Policia dhe grupi hetimor kanë gjetur një sasi municionesh ...
Gazeta prestigjioze në Britani, “The Guardian” ka publikuar ...
Top-Channel ka mësuar nga një burim se tashmë është vendosur...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori drejto...
Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron se sipas hetimeve të ...
Babai i dy vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko deklaron se dy ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaron se vrasja e efektivit...
Partia Demokratike ka dorëzuar ditën e sotme ankimimin për B...
Policia e Gjjirokastrës ka arrestuar shtetasin Laert Zisi. M...
Nga Lorenc VANGJELIPërballë hyrjes kryesore të Credins Bank ...
Policia ka lënë të lirë dy shtetas, të cilët bënin pjesë në ...
Nga Lorisa YLLI Fenomeni i humbjes së Grida Dumës në Durrës ...
Forcat RENEA dhe ato të FNSH-së kanë rinisur në orët e para...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...