LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vazhdon numërimi i votave për Këshillat Bashkiak, kryeson PS me 26,50%

25 Qershor 2015, 08:55, Aktualitet CNA

Numërimi i votave  për Këshillat Bashkiak po vazhdon. Nga përditësimet më të fundit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, rezulton se janë numëruar 4842 kuti nga 5300 të tilla, ose 91.34%

Nga të dhënat, Partia Socialiste kryeson me 376.747 ose 26,50%, e ndjekur nga Partia Demokratike me 283 341 ose 19,93%. LSI deri rezulton forca e tretë me 233.372  ose 16,42% të votave.

Mësohet se është drejt fundit numërimi për Këshillin Bashkiak të Tiranës, me 726 kuti të numëruara dhe me PS që kryeson me 36.73 për qind të votave, e ndjekur nga PD me 26%, LSI me 18% dhe PDIU me 4.01%.

 

Lajmet e fundit nga