LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shërojeni lidhjen tuaj të dashurisë

25 Qershor 2015, 09:00, Lifestyle CNA

 

Kur është fjala te lidhjet të gjithë janë të ndjeshëm. Në një moment të caktuat, që të dy ju keni bërë gabime ndaj njëri tjetrit, dhe filloni të mendoni se asgjë nuk shkon më mes jush. Por, ndoshta ju nuk po përpiqeni aq sa duhet që ta bëni të funksionojë.

Nëse vendosni të ndaheni, merreni këtë kohë dhe shfrytëzojeni për të menduar. Në fund të ditës, do ta kuptoni që e tëra që ka rëndësi është lidhja që ke me dikë.

Nuk ka rëndësi se sa suksese korrni, se sa të mirë jeni në shkollë apo në punë, ajo që duhet marrë parasysh janë njerëzit që do të jenë aty për t?i festuar fitoret tuaja.

Para se të vendosni për ndarje, jepini mundësi lidhjes tuaj të shërohet nga gabimet e njëri tjetrit.

Kalojeni urën e thyer

Kërkoni nga partneri jua të takoheni. Jini të përgatitur që ka mundësi që ata do të ju refuzojnë, për shkak se janë të mërzitur me ju. Të takoheni me ta, do të jetë sikur t?i lëvizni malet.

Filloni me përulësi

Çfarëdo të ndodh gjatë bisedave tuaja, tregoni përulësi dhe fjalë të buta. Pavarësisht arrogancës së partnerit ju jini të qetë. Një përgjigje e butë, e largon zemërimin.

Kur akuzat ndaj jush janë të vërteta, pranojeni gabimin

Nëse jeni të vendosur që ta ktheni lidhjen prapa, merrini mbi supet tuaja edhe gabimet që i keni bërë. Kur partneri ua kujton, vetëm thoni që e dini se sa shumë keni gabuar dhe se me të vërtetë ju vjn keq. Në këtë mes, nuk ka vend për krenari.

Disa njerëz kanë nevojë për kohë

Jini të kënaqur që keni bërë aq sa mundët për ta shpëtuar lidhjen. Duhet ta dini, që disa njerëz janë më të vështirë dhe kanë nevojë për më shumë kohë për të marrë vendime dhe për t?u pajtuar me dikë. Thjesht, jepuani kohën për të cilën kanë nevojë.

Në rastet kur ata refuzojnë që të vazhdoni tutje bashkë, lërini të shkojnë. Të paktën, ndërgjegjja juaj do të jetë më e qetë, dhe do të jetoni me faktin se ju e keni provuar aq sa mundët.

20:00 Lifestyle

Buzëqesh Irina

 Ende nuk dihet personi me të cilin ajo komunikonte teksa ec...

16:00 Lifestyle

Elegante si Heard

 E dime tashmë arsyen pse Johnny Deep ka rënë në dashuri me ...

Lajmet e fundit nga