LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Disa mënyra natyrale për parandalim të rrudhave

24 Qershor 2015, 12:00, Lifestyle CNA

 

Nëse jeni duke kërkuar mënyra natyrale për t?i parandaluar rrudhat, atëherë ne i kemi gjetur ato. Besoni apo jo, kremrat e shtrenjtë, xhelet dhe serumet nuk janë opsionet më të mira.

Në vend se t?i humbni paratë dhe kohën në këto produkte, provojini këto mënyra për parandalim të krijimit të rrudhave.

Konsumoni yndyra të shëndetshme!

Yndyrat e shëndetshme janë gjërat më të mira që mund t?i konsumoni për çdo ditë për t?i parandaluar rrudhat nga brendia. Kolagjeni është ai që i nxit qelizat e lëkurës që të duken pa rrudha. Yndyrat e shëndetshme janë të nevojshme për prodhim të duhur të kolagjenit dhe për mirëmbajtje. Disa prej zgjedhjeve më të mira përfshijnë avokadot, bajamet, arrat, vajin e kokosit dhe atë të ullirit.

Zgjidhini produktet me mençuri!

Për shembull, zgjidhini vaj natyral të kokosit për ta fshirë grimin, si hidratues dhe si losion për trup. Do të shihni përmirësime të mëdha në rrudhat tuaja, ndërsa lëkura juaj do të jetë pa substanca kimike. Përkundër asaj çfarë thuhet për produktet e shtrenjta, substancat kimike në to bëjnë më shumë dëm se mirë.

Flini mjaftueshëm!

Kolagjeni, në fakt, prodhohet gjatë natës, pra gjumi i mjaftueshëm është esencial për prodhim të duhur të qelizave të lëkurës. Mungesa e gjumit gjithashtu kontribuon në depresion dhe sëmundje, gjë që e bën gjumin esencial për një stil të shëndetshëm të të jetuarit. Sigurohuni që të flini mjaft, në mënyrë që t?i luftoni rrudhat në mënyrën më të lehtë të mundur dhe njëkohësit të jeni më pak të stresuar.

Menaxhojeni stresin!

Stresi e shpërbën kolagjenin në lëkurë, pra menaxhimi i niveleve të stresit është një prej mënyrave më të lehta e më të thjeshta për t?i parandaluar rrudhat. Menaxhimi i stresit mund të bëhet në shumë mënyra, duke e përfshirë jogën, shëtitjen në natyrë, pauzën nga rrjetet sociale dhe telefoni mobil për disa orë dhe leximin. Pa marrë parasysh cilën e zgjidhni, mësohuni që ta menaxhoni stresin.

Ushtroni me intensitet mesatar!

Ushtrimet më intensive me kalimin e kohës e dobësojnë kolagjenin dhe e plakin trupin shpejtë. Në vend të tyre, ushtroni për çdo ditë por me intensitet mesatar. Mund ta provoni ecjen prej 45 minutave e më pas të bëni ushtrime të jogës për 30 minuta. Ushtrimet e tepërta mund ta plakin trupin dhe lëkurën shpejtë, duke përfshirë krijimin e linjave të holla dhe rrudhave.

Konsumoni antioksidues!

Mënyrë tjetër e parandalimit të rrudhave është konsumimi i antioksiduesve, natyrisht, ngrënia e ushqimeve të shëndetshme sjell shumë dobi, por një është e veçantë, dobia kundër plakjes. Në vend se të përqendroheni në kalori, përqendrohuni në konsumim të antioksiduesve. Ata mund t?i gjeni në perime jeshile me fletë, kakao të papërpunuar, karota, patate të ëmbla, kungull, domate, avokado, limon, fruta të pemëve me lëvozhga dhe fara. Konsumimi i tyre në mënyra natyrale i parandalon rrudhat nga brendia, ndërsa rezultat do të jetë shkëlqimi i lëkurës suaj.

Provojini lëngjet!

Një mënyrë tjetër që ia vlen të provohet për parandalim të rrudhave është konsumimi i lëngjeve. Një gjë e tillë sjell shumë të mira, ndërsa një prej tyre është parandalimi i rrudhave. Lëngjet jeshile janë opsioni më i mirë pasi që nuk janë shumë glikemike. Është me rëndësi që të menaxhohet sheqeri në gjak kur përpiqeni që t?i parandaloni rrudhat dhe aknet. Kur rritet niveli i sheqerit, lirohet kortizoli ndërsa njeriu stresohet më lehtë. Stresi çon drejt rrudhave, kështu që menaxhimi i tij është i rëndësishëm për reduktim të rrudhave. Pirja e lëngjeve nga perimet jeshile është mënyra më e mirë për t?i ofruar organizmit një eliksir. Vetëm sigurohuni që pas lëngut ta konsumoni një shujtë të lehtë, 20 minuta pas pirjes së tij.

Flini në saten!

Fjetja me fytyrën poshtë mund t?ju duket se nuk shkakton rrudha, por, në fakt, mund t?i shkaktojë ato. Flini më mirë në shpinë, ndërsa përdorni mbështjellëse jastëkësh nga sateni. Ato janë më të buta për lëkurën tuaj në rast se, megjithatë, rrotulloheni gjatë natës. Mos u brengosni nëse flini në krah, por duhet ta dini që secili presion që i bëhet fytyrës për një periudhë të gjatë kohore, siç është fjetja, do të kontribuojë në shpërbërjen e kolagjenit me kalimin e kohës dhe të shkaktojë ënjtje.

Pini ujë!

Shmangeni kafeinën sa herë që të mundeni, nëse dëshironi që në mënyrë natyrale të mos keni rrudha. Çaji jeshil, megjithatë, është një opsion i mirë nëse keni nevojë që të jeni më e kthjellët gjatë ditës, por, në përgjithësi, do të ishte mirë që të shmanget kafeina nga kafeja dhe çaji i zi. Të dy janë acidikë nga natyra, ndërsa e shpërbëjnë kolagjenin në lëkurë, përkundër dobive të tjera që i ofrojnë. Opsion më i mirë është uji me limon si i ngrohtë, ashtu edhe i vakët, ose çaji bimor. Uji është i mirë për hidratim të qelizave dhe i parandalon rrudhat në mënyrë natyrale.

16:00 Lifestyle

Lott darkon

 Ajo aktualisht po meret me regjistrimin  e albumit të saj m...

Lajmet e fundit nga