LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Babai i djalit të vrarë në Siri: Jam krenar për djalin tim që ra shehid në Siri

24 Qershor 2015, 07:17, Kronika CNA

Shaban Rasha, babai i Diamant Rashës që mbeti i vrarë në Siri vitin e kaluar, dëshmoi ditën e djeshme në seancën gjyqësore ndaj 9 të akuzuarve, të dyshuar për rekrutim personash në Siri për veprime terroriste. I thirrur nga Prokuroria për Krime të Rënda, për të dëshmuar ndaj nëntë të pandehurve, dëshmitari Shaban Rasha është shprehur para gjykatës se i njihte të gjithë të pandehurit, vetëm si besimtarë të fesë myslimane.

I pyetur nga organi i akuzës, dëshmitari Rasha u shpreh se i njihte të pandehurit më së tepërmi duke përmendur emrin e Gerdi Pashjas, Genci Ballës, Verdi Moravës, vetëm si besimtarë të fesë, pasi edhe vetë ai është një besimtar i fesë myslimane dhe kryente ritualin e faljes së rregullt. Sakaq, i pyetur nga prokurorja nëse ndonjëri nga të akuzuarit ia kishte dërguar djalin e tij të vrarë tashmë në Siri, ai u shpreh se nuk akuzon askënd për këtë fakt. Shaban Rasha tha para Gjykatës së Krimeve të Rënda se ishte krenar për djalin e tij Diamant Rasha, që ka rënë shehid në Siri.

Lajmet e fundit nga