LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrjetet 5G do të sigurojnë shpejtësi 20Gbps

23 Qershor 2015, 11:20, Tech CNA

Rrjeti 4G LTE nuk është standardizuar akoma në nivel global, pavarësisht rritjes së popullaritetit në tregjet në zhvillim. Megjithatë, Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) po punon për të përcaktuar veçoritë për gjeneratën tjetër të rrjetit mobil. Në datat 10-18 qershor, 12 delegatë diskutuan në lidhje me veçoritë që duhet të ketë rrjeti 5G. ITU ka vendosur që rrjetet 5G duhet të kenë shpejtësi 20Gbps, ose 20 herë më të madhe se rrjetet 4G LTE, që kanë shpejtësi 1Gbps. Për momentin, rrjeti më i shpejtë LTE është LTE Cat 9, i cili ka shpejtësi 300Mbps. Kjo shpejtësi është shumë e ulët duke e krahasuar me shpejtësinë 1Gbps të rrjeteve 4G, që do të thotë se edhe pse rrjeti 5G do të ketë shpejtësi të lartë, abonentët nuk do të kenë mundësi të shkarkojnë një film të cilësisë së lartë në vetëm një sekondë. ITU ka propozuar që rrjetit 5G t?i referohemi si IMT-2020, por vendimi final do të jepet në tetor. Rrjetit standard 4G i referohemi si IMT-Advanced, ndërsa standardit 3G i është referuar si IMT-2000. Rrjeti 5G do të jetë gati në vitin 2020

18:20 Tech

Lazeri me graphene

Është ditur prej kohësh se nën sipërfaqe, veprat e artit shp...

19:07 Tech

Pajisja e javës

Askush nuk pëlqen të ngrihet nga krevati në mëngjes. Ky ësht...

Lajmet e fundit nga