LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmbarimi drejt privatizimit, Ministria e Drejtësisë çel procedurat

23 Qershor 2015, 09:16, Ekonomi CNA

Ministria e Drejtësisë ka çelur zyrtarisht procedurat për dhënien me koncesion të shërbimit të përmbarimit. Në një njoftim publik, botuar në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik, Ministria e Drejtësisë i bën thirrje kompanive vendase dhe atyre të huaja të paraqesin ofertat e tyre për këtë shërbim, i cili do të kryhet për një afat 20 vjeçar, në të gjithë vendin.

Kontrata për këtë shërbim parashikon ekzekutimin e vendimeve penale me gjobë, vendimeve për shpenzimet procedurale në të gjitha fazat e procedimit penal, si dhe detyrimin civil të caktuar në vendimin penal. Firmat e huaja apo vendase kanë afat për të marrë pjesë në këtë garë deri më datë 20 korrik, kur do të hapen dhe ofertat e paraqitura.

Lajmet e fundit nga