LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fier/ Abuzuan me gjobat e qytetarëve, sekuestrohen karrotrecat mashtrues

23 Qershor 2015, 18:30, Kronika CNA

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar disa automjete tip karro-atrec të kompanisë ?International Parking 2011?. Mësohet se drejtuesit e kësaj kompanie, edhe pse janë në proces gjyqësor për mashtrim, pasi kanë abuzuar me gjobat për një numër të lartë qytetarësh për parkim të gabuar, vijojnë sërish aktivitetin e paligjshëm, duke u marrë automjetet personave të ndryshëm, të cilët parkojnë në rrugët kryesore të qytetit.

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimin për këtë rast, pasi shumë qytetarë nga Fieri, por edhe nga qytete të tjera, kanë kallëzuar se përfaqësuesit e kompanisë private të kontraktuar nga Bashkia Fier abuzojnë haptazi me detyrën e tyre dhe u dërgojnë makinat e tyre në pikën e grumbullimit të firmës, pavarësisht faktit se qytetarët kanë ndaluar vetëm për pak minuta.

Lajmet e fundit nga