Connect with Us

Dako falënderon qytetarët: Mandati i tretë përgjegjësi e madhe

Aktualitet

Dako falënderon qytetarët: Mandati i tretë përgjegjësi e madhe

Publikuar

-

Kryebashkiaku i sapo zyrtarizuar i Bashkisë së Durrësit, tashmë për të tretën herë në këtë post, Vangjush Dako, ka falënderuar të gjithë mbështetësit për fitoren.   Duke e konsideruar mandatin e tretë si një përgjegjësi të madhe, Dako ka premtuar se do të bashkëpunojë me të gjithë anëtarët e tij.

“Falënderoj të gjithë mbështetësit për fitoren. Mandati i tretë është përgjegjësi e madhe për mua. Do bashkëpunoj me të gjithë anëtarët e mi. Të gjithë banorët e Durrësit janë njëlloj për mua. Motoja jonë “jo fjalë”, por “vetëm punë”. Falënderoj qytetarët për besimin . Përgjegjësi e madhe”, ka deklaruar Dako.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Operacioni i policisë/ Basha: Dhunimi i gazetarit produkt i modelit Rama, të hetohet përgjegjësi

Publikuar

-

Nga

Operacioni i policisë/ Basha: Dhunimi i gazetarit produkt i modelit Rama, të hetohet përgjegjësi

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me operacionin antidrogë në Tiranë ku policia gjatë aksionit ka shtrirë në tokë edhe gazetarin Ergys Gjençaj.

Basha shprehet se ky është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë.

“Dhunimi i reporterit Ergys Gjençaj është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë. Brutaliteti ndaj gazetarit në detyrë duhet hetuar dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Represioni dhe dhuna ndaj gazetarëve është produkt i modelit Rama që kërkon të zhbëjë të vërtetën me propagandë, korrupsion dhe dhunë. Kjo konfirmohet edhe nga raporti i fundit i OSBE/ODIHR. Dhuna ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave është dhunë ndaj demokracisë dhe lirive të çdo qytetari”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Vajza nuk dinte not”/ Flet babai i 13-vjeçares që u mbyt në lumin Buna: Erdhën për t’u larë pa i thënë askujt

Publikuar

-

Nga

U mbyt në lumin Buna/ Flet babai i 13-vjeçares: Erdhën për t’u larë pa i thënë askujt

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Shkodër ku u mbyt një vajzë 13-vjeçe.

Naim Lani, babai i vajzës 13 vjeçe që u mbyt tregon se ka qenë në Ulqin të Malit të Zi duke punuar dhe permes telefonatës urgjente të bashkëshortes së tij e ka bërë që të vijë me shpejtësi drejt Shqiperisë.

 “Vajza ka ardhur per t’u lare në lumin Buna. Bashkë me të ka qenë edhe vajza tjetër 12 vjeçe dhe djali më i vogel. Ata i kanë thënë bashkëshortes se gjoja po shkojmë tek halla që kanë në Oblikë por në fakt kanë ardhur për t’u larë në lume pa e ditur. 

Vajza nuk ka ditur mire not dhe e ka marrë rrjedha e lumit. Jam pa fjale dhe i shokuar nga kjo ngjarje. Bashkë me tre fëmijet e mi ka qenë edhe një person tjetër më i rritur që është komshi i joni. Fëmijët nuk vinin shpesh këtu në lume. Nuk di ç’të them më shumë pasi jam pa fjalë nga ngjarja e rëndë”– shprehet ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Policia vijon aksionin ndaj shoferëve/ Gjobiten 2051 drejtues, ja sa patenta janë pezulluar

Publikuar

-

Nga

Policia Rrugore vijon kontrollet parandaluese në zonat me risk të lartë për ngjarjet rrugore me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, me fokus shkeljet dhe mjetet që janë rrezik potencial për t’u përfshirë në këto ngjarje rrugore.

Nga kontrollet e dedikuara 🚔 në rrugët urbane dhe interurbane në të gjithë vendin, duke përdorur mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

👉Janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 33 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 177 km/h në aksin Tiranë-Durrës) dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur (deri në 1.02 mg/l).

👉Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2051 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht:

👉321 për parakalime të gabuara, 312 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 223 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 265 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë etj.

LEXO EDHE:  Ylli Rakipi thumbon Ben Blushin dhe Top Channel

LEXO EDHE:  “Është momenti i duhur”/ Vëllezërit korçarë japin mesazhin domethënës

👉Në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve intensive, nisur edhe nga fakti se në shumë raste aksidentesh janë përfshirë edhe drejtues të motoçikletave, janë evidentuar dhe ndëshkuar 198 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

👉Janë ndëshkuar me masë administrative nga Policia Rrugore e Tiranës, falë edhe denoncimeve të drejtuesve të automjeteve që qëndrojnë në radhë, 267 drejtues mjetesh, për qarkullim në korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe ato të emergjencës.

👉465 drejtues mjetesh për parkime të gabuara, duke u bërë pengesë për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të këmbësorëve.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

 

LEXO TE PLOTE