LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilla për buzëkuqin

22 Qershor 2015, 19:00, Lifestyle CNA

 

Çdo femër dëshiron të përdor buzëkuq, për t?i shtuar sa më shumë bukuri pamjes së saj. Buzëkuqi duhet të vendoset mirë, sigurisht dhe të zgjidhet ngjyra e duhur. Besoj se të gjitha e keni vënë re që buzëkuqi nuk qëndron shumë, kur pimë diçka, kur hamë, pra brenda pak orësh buëzt tuaja do të jenë fshirë. Por si t?i bëni ato të qëndrojnë më shumë ?   Vendosni buzëkuqet në frigorifer do të qëndrojnë më gjatë. Në momentin që jeni duke blerë një buzëkuq asnjëherë mos vendosni buzëkuqin prov mbi buzë pasi nuk është aspak higjenike. Më mirë lyeni pak doren që të shikoni nëse buzëkuqi ka ngjyren që ju dëshironi.   Përdorni lapsin e buzëve si bazë për ngjyren. Pra, lyeni më parë me laps buzët dhe pastaj vendosni buzëkuqin, kjo do të bëjë buzëkuqin të qëndrojë më gjatë mbi buzë. Konturoni buzët sa herë që të përdorni laps. Që të keni forma atraktive të buzëve konturoni ato në perfeksion me ndihmen e lapsit. Menjëherë pasi t?i keni lyer buzët me buzëkuq dhe nuk dëshironi t?i bëni dhëmbët pis, vendosni gishtin tuaj të mesit mes buzëve dhe kështu buzëkuqi i tepërt që ka tendencën t?ju shëmtojë do të ngelë në gisht.   Vendosni lapsin një herë pastaj buzëkuqin, pasi nëse vendosni buzëkuqin të parin nuk do mund të vëreni format e buzëve. Për ato femra që janë në moshë ju këshillojmë të mos përdorni produkte që kanë shkëlqim, gjithashtu mos përdorni ngjyrat e rënda mjafton të zgjidhni kryesisht ngjyra kremoze. Mos lyeni buzët asnjëherë me ngjyra orientale, pasi do t?i bëjnë dhëmbët të marrin ngjyrë të verdhë, fakt që do t?a shëmtonte pamjen tuaj.

16:00 Lifestyle

Walia darkon

 Ish ylli i Towie, Jasmin Walia ka treguar elegancë dhe ëmbë...

12:00 Lifestyle

Bukuroshe si Keegan

 Ajo u bë e famshme me rolin e saj si Tina McIntyre  në soap...

11:00 Lifestyle

Allen na surprizon

 Lily Allen ka treguar ndryshimin e  saj drastik plot krenar...

20:00 Lifestyle

Rowland me djaloshin

Xhinsa të grisura, një kanatatjere të bardhë, si dhe këpucë ...

Lajmet e fundit nga