LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Heshtje postzgjedhore e lidereve, pyetjet qe presin pergjigje

22 Qershor 2015, 17:54, Politikë CNA

Procesi i numerimit te votave te 21 Qershorit po shkon drejt fundit, rezultatet tashme jane te ditura perveç nje a dy bashkive ku luftohet ende. Mirepo, askush nga lideret partiake,  nuk kane thene asgje. Nje heshtje e zgjatur postzgjedhore kjo e qe mban pezull disa pergjigje per pyetjet qe po formulohen gjithnje e me shume mes simpatizanteve apo edhe qytetareve te angazhuar te ketij vendi. Pse ka humbur ne bastionet  e veta PS? Pse LSI ka humbur kater bashki ku kishte kandidate e po humbet edhe te pesten ne Lezhe? Pse PD humbi kaq thelle ne disa zona dhe mori disa bashki qe nuk shpresoheshin? Keto pyetje gjithsesi kane marre shpjegimin e tyre ne rrjetet sociale, ku komentet jane te shumte. Mirepo deklaratat zyrtare priten me kersheri per te pare sesi reflektohet ndjesia popullore nen zhgunin e politikes.

Keto zgjedhje kane vendosur bazen per shume e shume vjet ne rrjedhat politike te vendit, edhe pse jane zgjedhje lokale. Se pari, per shkak te ndarjes se re territoriale te aplikuar ne to dhe qe shpejt do te duket nese do te jete funksionale, nese keta kryetare bashkish do te jene ne gjendje te praktikojne pushtetin qe do te marrin, apo do te mbeten thjesht zgjatime te Qeverise qendrore. Se dyti, PD duhet te reflektoje e te studioje fushaten qe beri, rezultatet qe arriti ne funksion te zgjedhjeve te pergjithshme te 2017. Se treti, LSI ka marre nje goditje qe nuk e priste as ajo, dhe as shume te tjere qe e komentojne politiken, çfare do te thote kjo humbje, a jane lodhur shqiptaret me humorin “Jam me LSI-ne”? Se katerti, si do ta menaxhoje PS dhe Edi Rama gjithe kete pushtet?

Lajmet e fundit nga