LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Glover: Lajmet ne TV u ngjajne me shume reklamave per partite

22 Qershor 2015, 13:31, Aktualitet CNA

OSBE ODHIR ka prekur edhe çeshtjen e pasqyrimit te fushates dhe zgjedhjeve ne median shqiptare, ne kuader te raportimit paraprak për zhvillimin e zgjedhjeve. Ambasadorja Glover u shpreh kritike ne lidhje me sjelljen dhe varesinë e mediave gjatë fushatës, duke lënë të kuptohet se shumë TV shqiptare janë të kapur. “Megjithëse ka shumë media nuk ka pasur fushatë të lirë nga pikpamja e shtypit. Pronarët e mediave janë të lidhur ngushtë me partitë dhe kjo ka bërë që redaksitë të mos jenë të lira në dhënien e informacionit”. Ambasadorja Glover i është rikthyer edhe njëherë çështjes së kasetave të gatshme që partitë i servirin televizioneve. “Ato nuk janë në shkelje të ligjit, por transmetimi i tyre e dëmton një informacion të lirë dhe të pavarur, lajmet i ngjajnë më shumë reklamave për partitë” tha Glover.

Lajmet e fundit nga