LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bogdani: Numeruesit tane te tregohen vigjilente, te dalin rezultatet

22 Qershor 2015, 14:09, Politikë CNA

Partia Demokratike përmes deputetit Gert Bogdani konfirmoi se numëruesit e Partisë Demokratike janë vigjilentë dhe se nuk do të lejojnë në asnjë moment që dyshja e krimit Rama-Meta të ndikojnë në rezultat.

Bogdani tha gjithashtu se Partia Demokratike është e surprizuar nga rezultatet e deritanishme, ku sipas rezultateve paraprake ka fituar edhe në bashki që ajo nuk e priste, duke mos përjashtuar edhe fitoren në ato njësi vendore që konsiderohen si bastione të së djathtës.

“Ne inkurajojmë numëruesit tanë të qëndrojnë vigjilentë e të mos lejojnë asnjë tentativë të dyshes Rama-Meta, për të deformuar më tej rezultatin e për të devijuar më tej vullnetin e qytetarëve. Rezultati parparak është shumë i mirë për PD dhe po fitojmë në bashki ku nuk e prisnim. Votat për PD janë në rritje megjithë valën intensive të presionit, krimit, blerjes së paprecedentë të votave, dhunës dhe përdorimit të çdo mjeti të jashtëligjshëm përgjatë fushatës dhe gjatë këtyre dy ditëve nga dyshja Rama- Meta. Ne i bëjmë thirrje dyshes Rama- Meta që të mos bllokojë dhe të mos vonojë procesin në KZAZ-të ku janë duke humbur, dhe në bastionet tona, me shpresën kriminale për të ndërhyrë dhe manipuluar. Numëruesit tanë janë në këmbë, ne jemi në këmbë dhe partnerët ndërkombëtarë janë me ne. Vota nuk preket!”, tha Bogdani.

Lajmet e fundit nga