LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasada amerikane ne Tirane ndan shqetesimin per blerjen e votes

22 Qershor 2015, 14:42, Aktualitet CNA

Ne perfundim te procesit te votimit e kur numerimi i votave po i afrohet fundit, ambasada amerikane me ane te nje deklarate pergezoi shqiptaret per kete proces te qete zgjedhor.  Ambasada sheh pozitiv faktin qe diten e zgjedhjeve nuk pati incidente madhore.  Ambasada mbeshtet dhe i ben jehone verejtjeve te konstatuara ne raportin e misionit te OSBE-ODHIR dhe ngre gjithashtu shqetesimin per blerjen e votave dhe parregullesi te tjera.

Shqetesim, per ambasaden amerikane, eshte presioni mbi votuesit pasi vezhgues te kesaj ambasade perffshi edhe zyrtare te larte te saj, ishin ne terren gjate dites se diel. Ambasada gjate fushates beri disa here thirrje per te mos vituar kandidatet me te kaluar kriminale dhe apeloi per ushtrimin e te drejtes se votes.

Ambasada amerikanë u bëri thirrje institucioneve të sigurojnë certifikimin sa më të shpejtë dhe tërësor të rezultateve.  ?Shtetet e Bashkuara përgëzojnë qytetarët e Shqipërisë për ushtrimin paqësisht të të drejtës së tyre demokratike për të votuar në zgjedhjet vendore më 21 qershor 2015. Numërimi i votave vazhdon dhe u bëjmë thirrje institucioneve demokratike të sigurojnë certifikimin e shpejtë dhe tërësor të rezultateve?, thuhet në deklaratë.

Lajmet e fundit nga