Connect with Us

Zgjedhjet vendore/ 6.699 efektivë për garantimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve

Aktualitet

Zgjedhjet vendore/ 6.699 efektivë për garantimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve

Publikuar

-

Policia e Shtetit ka marrë të gjithë masat për garantimin e rendit publik dhe krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për qytetarët gjatë ditës së sotme në funksion të mbarëvajtjes së proçesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore.

Duke vlerësuar rëndësinë që kanë për vendin tonë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, Policia e Shtetit është angazhuar totalisht, duke marrë dhe zbatuar masa konkrete për ruajtjen e rendit publik në të gjithë territorin e vendit, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të drejtat e subjekteve elektorale pjesëmarrëse në këto zgjedhje.

LEXO EDHE:  Çfarë fshihet pas makinave të djegura në Vlorë?/ Reagon Policia e Shtetit

Në funksion të këtyre masave vlen të theksojmë se janë trajnuar 6.699 punonjës policie në bashkëpunim me Prezencën e OSBE në Tiranë, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ti kryeministër, unë President”/ Nard Ndoka tallet keq me Ramën

Publikuar

-

Nga

“Ti kryeministër, unë President”/ Nard Ndoka tallet keq me Ramën

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, deklaroi dje se kryeministri Rama i kishte ofruar një marrëveshje ku Basha të bëhej kryeministër dhe Rama President.

Kjo ngjarje solli jo pak reagime, ndërsa një perj tyre është dhe ish deputeti Nard Ndoka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Nard Ndoka e këshillon me ironi kryeministrin të bëhet President i klubit të futbollit “Flamurtari”, i cili është edhe ekipi i qytetit të Vlorës, ku kryeministri ka dalë si deputet i zonës.

LEXO EDHE:  Deputeti i PS-së “shpërthen” ndaj Ilir Metës/Tradhtar, të ndarë në zgjedhje!

LEXO EDHE:  Plumbat trondisin Kavajën/ I riu qëllon me armë zjarri 29-vjeçarin

“Një zgjidhje e mirë, mbasi don të jesh President patjetër”, shkruan Ndoka krah fotos ku i sugjeron kryeministrit të bëhet president i Flamurtarit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Knut Fleckenstein do punojë për Ruçin/ “Tani jam thjesht një këshilltar, kam folur edhe me Metën e Bashën”

Publikuar

-

Nga

Knut Fleckenstein do punojë për Ruçin/ "Tani jam thjesht një këshilltar, kam folur edhe me Metën e Bashën"

Ish-raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein i ftuar në “News24” nga gazetarja Nisida Tufa  foli për pozicionin e ri si këshilltar i kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ai sqaroi prapaskenat e këtij pozicioni, të cilin e ka marrë zyrtrisht këtë javë.

“Jam mirënjohës ndaj kryetarit të Kuvendit që ma kërkoi një detyrë të tillë sepse kemi vite që bashkëpunojmë për Shqipërinë. Sepse unë nuk mund ta mendoj që thjesht të rri në shtëpi dhe tashmë që nuk jam më reporter të mos mendoj për Shqipërinë.

Dhe do më vinte shumë mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor së shpejti të bëhen pjesë e Bashkimit Europian dhe një ndihmë e mëtejshme nga ana ime është akoma më mirë dhe mezi e pres zbatimin e një detyre të tillë”, tha Fleceknstin duke u përgjigjur edhe për ditët kur u njoh me këtë propozim.

LEXO EDHE:  Dhunë gjatë protestës?/ Paralajmëron Policia e Shtetit

LEXO EDHE:  Policia zbardh ngjarjen në Vlorë/ Në pranga autori

“Ishte një ftesë nga ana e kryetarit të Kuvendit. Po e pranova, veçanërisht sepse të jesh këshilltar për parlamentin duhet të jesh këshilltar i kryetarit të Kuvendit, por edhe të grupeve parlamentare sigurisht. Kjo ndihmon ndoshta të mos shihet si e njëanshme.

E kemi diskutuar këtë javë sesi mund të jetë një detyrë e tillë. Sigurisht kam diskutuar edhe me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, por edhe me kreun e PD Lulzim Basha.

Kam disa ide, këshilla për të diskutuar me parlamentin për këtë proces, të nxis zhvillimin të jem sa më konstruktiv të jetë e mundur, të hapim diskutime me shoqërinë civile dhe besoj se ka shumë gjëra për t’u bërë, por tek e fundit tashmë nuk jam më reporter, jam thjesht këshilltar”, tha Fleckenstein. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rëndohet situata në Maqedoninë e Veriut/ 8 viktima dhe 200 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Rëndohet situata në Maqedoninë e Veriut/ 8 viktima dhe 200 të infektuar në 24 orë

Vijon të rëndohet situata nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin janë regjistruar 199 raste të reja të të infektuarve me Covid 19, ndërsa janë regjistruar dhe 8 viktima.

Mes viktimave të fundit është një i ri vetëm 24 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e reja janë konfirmuar në: Shkup-90, Kumanovë-17, Dibër-6, Shtip-9, Prilep-3, Tetovë-12, Strugë-12, Manastir-2, Ohër-4, Kavadar-2, Gostivar-5, Strumicë-2, Radovish-1, Krushev-1, Probishtip-3, Demir Hisar-1, Sveti Nikollë-24, Kërçovë-3, Resnje-2.

LEXO EDHE:  Protesta/ Policia kordon për ndarjen e banorëve të Astirit nga studentët

LEXO EDHE:  Çfarë fshihet pas makinave të djegura në Vlorë?/ Reagon Policia e Shtetit

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 120 persona të shëruar nga koronavirusi: Shkup-94, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-1, Tetovë-9, Strugë-1, Ohër-6, Gostivar-2, Krushev-1, Makedonski Brod- 1.

Ndërkohë dëri më tani numri i personave të infektuar në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 7 975 të infektuar, ndërsa kanë humbur jetën 376 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE