LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkoder, pjesemarrja 32.8 per qind, ne Has 50 per qind

21 Qershor 2015, 16:42, Politikë CNA

Llogaritjet e fundit për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet vendore për Bashkinë Shkodër sugjerojnë se ajo ka qenë 32.8 për qind.

Ndërkohë, nga selitë e dy partive të mëdha që garojnë për këtë bashki vijnë të dhëna kontradiktore, me PD që pretendon për një pjesëmarrje prej 40 për qind dhe PS 28 për qind.

Pritet të shihet nëse situata do të ndryshojë në minutat e mbetura deri në mbylljen e procesit zgjedhor.

Ndërkohë, në Kukës pjesëmarrja deri në orën 17 ka qenë pranë kuotës 50 për qind. Ndërsa deri në fund të procesit shifra pritet të arrijë në rreth 60%.

Krahasuar me të shkuarën, fluksi është më i ulët se 66 për qind që ishte në zgjedhjet e vitit 2011 dhe 61% në 2013.

Ndërkohë, në Has, nga 15 mijë zgjedhës kanë votuar rreth 60 për qind e votuesve, ose 9 mijë njësi.

Lajmet e fundit nga