LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erion Veliaj: Qytetarët të votojnë, për të shprehur atë që mendojnë

21 Qershor 2015, 07:42, Aktualitet CNA

Kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka votuar rreth orës 09.40 të mëngjesit. Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa në qendrën e votimit të ngritur në shkollën ?Fan Noli?.

Pas votimit Veliaj ftoi qytetarët të votojnë, për të shprehur atë që mendojnë. ?Dua të falenderoj të gjithë komisionerët, është një akt qytetarie ndaj dua t?i falenderoj me gjithë zemër. Dua të përshëndes ata që votojnë për herë të parë.

Dua të bëj thirrje të gjithë qyetarëve që është shumë e rëndësishme të votojnë. Ne ankohemi, shqetësohemi, po në fund ka rëndësi mënyra si e shprehim atë që mendojmë. Unë besoj se ç?është thënë në këtë fushatë, qytetarët e japin me votën e tyre masive opinionin e tyre mbi drejtimin e tyre që duan të çojnë vendin. Çdo votë vlen, ndaj është festë e demokracisë?, tha Veliaj.

Lajmet e fundit nga