LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vlorë/ Sekuestrohen 25 kg lëndë narkotike, arrestohet një prej të kërkuarve

20 Qershor 2015, 07:17, Aktualitet CNA

Policia e Vlorës ka arrestuar një prej të kërkuarve pas sekuestrimit të 25 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Florenc Proko, nga Gjirokastra. Në cilësinë e provës material u sekuestrua edhe automjeti tip BMW, me të cilën u largua Proko.

Blutë e Vlorës kapën dje 25 kg drogë, dhe u arrestuan dy poseduesit Alsid Canid he Fatjon Rexha. Ndërkohë që është shpallur në kërkim shtetasi E.Cuni, 35 vjec. Materialet për hetim të plotë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Vlorë.

 

Lajmet e fundit nga