Connect with Us

Rama: Nëse Dako fiton me 2977 vota, zgjedhjet në Durrës do të anulohen

Politikë

Rama: Nëse Dako fiton me 2977 vota, zgjedhjet në Durrës do të anulohen

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama premtoi të premten se zgjedhjet për bashkinë e Durrësit do të anullohen nëse kandidati i së majtës për këtë bashki do të fitojë me diferencën e votave që PD pretendon se janë të votuesve të shtuar në lista.

Në studion e TopStory në TCH, Rama tha se diferenca në këtë bashki nuk është e vogël siç pretendohet. “Në rast se në këtë bashki do të ketë diferencë votash aq sa PD pretendon se janë shtuar fiktivisht në lista, megjithëtse ka dhe nga ata që janë shtuar për shkak të Agron Dukës, po ju them se Vangjush Dako do të japë dorëheqjen dhe në Durës do të ketë zgjedhje të reja për t’i dhënë edhe një tjetër shans PD-së”- tha Rama. PD ka pretenduar se në Durrës janë shtuar 2977 zgjedhës në mënyrë fiktive.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po të dëgjoj”/ Basha komunikim me qytetarët në Instastory, e nis me arsimin

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hapur mundësinë që të rinjtë t’i bëjnë pyetje të drejtpërdrejta në Instastory.

Basha ka publikuar një story, ku i kërkon të rinjve që të japin mendimin e tyre se çfarë do të bënin ata, nëse do të ishin për një ditë Ministër Arsimi.

“Ky është komunikimi ynë i parë në Instagram dhe do të doja të dija mendimet tuaja për shumë çështje. Por le ta nisim me problemet e rinisë. Nëse do të drejtonit Ministrinë e Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit për të përmirësuar jetën e të rinjve në Shqipëri?”, është pyetja që ka drejtuar lideri i opozitës dhe më pas i ka lënë mundësinë të rinjve të shprehin mendimet.

LEXO EDHE:  Qytetarët vënë me shpatulla pas muri Ramën/ Po punoni për foletë e dallëndysheve, se njerëzit kanë ikur

LEXO EDHE:  Faktet/ “Aleanca e qelbësirave”, nga Rama tek Lulzim Basha

Dhjetëra persona kanë shkruar se duan të anullohet Ligji i Arsimit të Lartë, shumë të tjerë kanë kërkuar plotësimin e 8 pikave të studentëve, disa të tjerë kanë kërkuar ndëshkimin e mësuesve të korruptuar, disa të tjerë bursa për studentët dhe ashpërsimin e masave për veshjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po ia mbajti, sigurisht”/ Ish-ministri i Ramës sfidon publikisht ambasadorin Soreca

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ndërsa komenton të ashtuquajturën pakëta Anti-KÇK, e cilëson këtë të fundit në kundërshtim me direktivat e BE-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ka shigjetuar edhe ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ndërsa shkruan se “Direktiva e BE “Follow the money”, pra ndiq paranë, ka krejt tjetër kuptim nga ligji i Anti KÇK që mbështet edhe Soreca, i deleguari i BE. Po komplet tjetër kuptim.”.

Sipas Manajanit, direktiva “follow the money” parakupton një punë të mirëfillte investigative, ku duke ndjekur fillin e transaksioneve financiare të cilat të çojnë tek personat e vërtetë që i kryejnë ato.

Pra ideja është që nga paraja të shkohet tek personi, me shumë gjasë krimineli.

Kurse anti-KÇK, sipas ish-ministrit, fillon nga personi/krimineli dhe shkohet tek pasuria e tij.

“Kurse anti-KÇK, fillon nga personi/krimineli dhe shkohet tek pasuria e tij. Pa asnjë punë hetimore, thjesht shihet kush ka qenë apo është në burg i çon OFeLi-ja letrën. Në disa raste OFL ndërhyn edhe në proçese të çelura nga drejtësia.

Krejt e kundërta e Direktivës. BE thotë Follow the money, Rama e Soreca thonë Folloë the person.

Nëse direktiva e BE kërkon shtet, procedurë dhe inteligjencë, anti-KÇK kërkon thjesht policë që të veprojnë me llogjikën e të fortit për të Kapur ç’a të Ketë mbetur. Njësoj si banditët kur plaçkisin viktimat e tyre.

LEXO EDHE:  Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese/ Soreca dhe Leyla Moses Ones zbarkojnë në zyrën e Ramës

LEXO EDHE:  Faktet/ “Aleanca e qelbësirave”, nga Rama tek Lulzim Basha

Direktiva e BE kërkon proces të rregullt gjyqësor, që do të thotë që është drejtësia ajo që e udhëheq luftën kundër krimit. Anti-KÇK është drejtësi paralele, që funksionion sipas rregullave të bosit dhe jo kushtetutës e ligjit. Vini re, akti normativ nxjerr komplet jashtë funksioni rendin juridik e kushtetues. Prandaj policisë, fjala vjen, nuk i bën përshtypje parimi i gjësë së gjykuar.

Direktiva e BE parakupton që policia është nën drejtësinë. Kurse anti-KÇK policia e tërheq për hunde atë pak drejtësi që ka ngelur.

Ndaj të quash anti-KÇK si zbatim të direktivës së BE, duhet të jesh i ligë ose i paaftë për të kuptuar ç’po ndodh.”-shkruan Manjani.

Më tej, ish-ministri sfidon publikisht Sorecën ta propozojë një ligj të tillë në Itali, nëse mundet sigurisht, nënvizon Manjani.

“I sugjeroj Sorecës ta prezantojë në Itali këtë ligjin e KÇK që mbështet këtu..! Po ja mbajti, sigurisht. As në profesionin e tij të policit nuk e pranojnë, me këto lloj idesh…

As në Maqedoni e Kosovë, BE nuk pranoi të bëhej kjo katrahura jonë, që e mbështetën të deleguarit e saj!!!”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Macron jep sinjale pozitive për Shqipërinë/ Zbulon kushtin për çeljen e negociatave

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Francës Emmanuel Macron duket se ka një qëndrim më të zbutur sa i takon çështjes së hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sikurse bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters, Macron ka thënë të shtunën se nëse rezultatet e raportit të Komisionit Europian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të dalin pozitive, ai do të mbështesë hapjen e negociatave që këto dy vende  t’i bashkohen bllokut.

Por, gjithësesi duket se Macron nuk ka hequr dorë nga kushtet: “Po e presim raportin në mars. Në varësi të faktit, se nëse rezultatet janë pozitive dhe krijohet besim, atëherë do të jemi në pozita që të hapim negociatat.”-ka thënë presidenti Francez.

LEXO EDHE:  Propozimi Ramës për bixhozin/ Berisha: Shqipërinë do ta hanë bastet në një kohë të shkurtër

LEXO EDHE:  Propozimi Ramës për bixhozin/ Berisha: Shqipërinë do ta hanë bastet në një kohë të shkurtër

Deklarata u bë gjatë Konferencës për Sigurinë që po mbahet në Mynih.

LEXO TE PLOTE