LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Becchetti padit shtetin shqiptar. Mbrohet me avokatin që fitoi ndaj Putinit

20 Qershor 2015, 12:58, Aktualitet CNA

Pronari i Agon Channel, Francesko Becchetti, padit shtetin shqiptar. Lajmi bëhet publik nga vetë televizioni përmes një postimi në faqen e tij në Facebook. Thuhet se ai që do të mbrojë Becchettin është avokati Phelippe Pinsolle, i cili ka fituar një cështje kundër Vladimir Putin dhe ka detyruar Rusinë t?i paguajë 50 miliardë dollarë kompanisë ?Yukos?. Më poshtë njoftimi i Agon Channel.

?Sipërmarrësi Francesko Becchetti padit shtetin shqiptar. Dosja voluminoze me të gjitha provat se akuzat kundër Becchetti-t dhe ortakëve të tij në biznes janë të fabrikuara është dorëzuar tashmë në qëndrën ndërkombëtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të investimeve. Përfaqësuesi ligjor i Becchetti-t në këtë proçes është avokati “Phelippe Pinsolle”, i cili njihet sepse ka fituar gjyqin më të madh në histori. Pinsolle është ai që e ka detyruar Rusinë dhe Vladimir Putin t?i paguaj firmës private “Yukos” të biznesmenit Kodorkovski mbi 50 miliard dollarë. Ngjashmëritë e këtyre dy çështjeve e kanë nxitur avokatin e famshëm Pinsolle që me dëshirë të plotë të marrë këtë çështje në dorë?- përfundon njoftimi i televizionit Agon Channel.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur nën sekuestro të gjitha kompanitë e Becchettit, si dhe ka lëshuar një urdhër arresti për të. Biznesmeni italian akuzohet për pastrim parash dhe evazion fiskal. Lapsi.al

Lajmet e fundit nga