LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A e tradhëtoni partnerin online?

20 Qershor 2015, 19:00, Lifestyle CNA

 

Nuk ekziston lidhja apo martesa ideale mirëpo ekzistojnë shumë stereotipe kur shumë shpejt iritoheni nga partneri juaj dhe eksitimin e kërkoni diku tjetër.

Të gjithë neve në fillim të lidhjeve na mungon eksitimi. Këmbimi i letrave më dikë ?online? nga i cili kërkojmë emocionet që na mungojnë në lidhjen reale, gjithnjë e më shpesh ndodh në lidhjet e sotme dhe në të shumtën e rasteve nuk konsiderohet si tradhëti. Një studim i fundit tregon se rreth 46% e meshkujve e konsiderojnë këtë lidhje ?online? si lloj i tradhëtisë.

Arsyeja pse në lidhjet ?online? nuk shikohet njejtë si tradhëti klasike qëndron në atë se është shumë e thjeshtë dhe e përhapur. Tradhëtia kërkon shumë kohë, planifikim, fshehtësi etj. Ndërsa tek këmbimi i letrave, gjithçka është e lehtë dhe e thjeshtë andaj edhe nuk konsiderohet si tradhëti.

Tradhëti është çfarëdo këmbimi i intimitetit me një person tjetër me të cilin kaloni më tepër kohë se sa me partnerin tuaj në kohë reale, mendoni pse e bëni atë dhe si mund të ndikojë ajo tek ju.

?Shkruarja? me dikë mund të zgjasë shkurtë mirëpo mund edhe të krijojë një lidhje intensive që mund të ju bëjë të ndjeheni prap e dëshiruar.

Nëse nuk jeni të sigurta, ja shenjat se sjellja juaj në fakt është tradhëti ?virtuale?:

Me këtë person ndani gjëra që nuk do mund të ndahen me partnerin tuaj, përfshirë edhe frigat, qëllimet dhe ëndrrat tuaja.

Kur diçka interesante ju ndodh, ai/ajo është personi i parë të cilit do i lajmroheni.

?Rregulloheni? për atë person qoftë edhe nëse dërgoni një fotografi të thjeshtë.

Flisni rreth partnerit tuaj dhe pakënaqësisë ndaj tij, shpesh duke e tepruar në shprehjen e anëve negative të lidhjes suaj.

Jeni emocionalisht e varur, ndjeheni shkëlqyeshëm kur shkruani dhe mërzitshëm kur nuk ka komunikim.

Pasi të zgjoheni, njëherë kontrolloni në celular mos ju keni thirrje nga ai person apo nëse ka postuar diçka të re në rrjetet sociale. Gati se tërë ditën mendoni për atë person.

18:00 Lifestyle

Xhiron Emily Blunt

 Aktorja 32 vjecare Emily Blunt ka ndarë me ndjekësit e saj ...

16:00 Lifestyle

Dixon në Londër

 Këngëtarja e famshme Alesha Dixon dukej mjaft elegante e ve...

12:00 Lifestyle

Zhvishet Ruby Rose

 Supermodelja Ruby Rose ka treguar linjat e saj shpërthyese ...

10:00 Lifestyle

Miley Cyrus në NY

 Ja ka dalë gjithmonë të jetë epiqendra e vëmendjes, e komen...

09:00 Lifestyle

Rocco darkon

 Mamaja e tij sapo publikoi një këngë e cila pritet të ktheh...

08:00 Lifestyle

Elegante si Kim

 Ajo po pret fëmijën e saj të dytë nga martesa me reperin e ...

Lajmet e fundit nga