LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vladimir Gjuta në polici: Do të dorëzohesha vet pas zgjedhjeve

19 Qershor 2015, 10:48, Aktualitet CNA

Vladimir Gjuta ka thënë sot në Polici  se do të dorëzohej pas zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.

Gjuta ka mohur vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Ndaj të shumëkërkuarit, Vladimir Gjuta është ngritur dhe një hetim pasuror, në bashkëpunim me Italinë dhe Britaninë. Në momentin e arrestimit, Gjutës i?u  gjet një listë me emrat e stafit të kandidatit në Kukës, Halilaj si dhe një një pistoletë me silenciator.

35-vjeçari Gjuta, njeriu që dyshohet se qëndron jo vetëm pas tritolit në farmacinë e familjes Tahiri, por edhe kërcënimit me jetë të Ministrit të Brendshëm u arrestua dje pranë tunelit të Kalimashit, në një operacion të forcave speciale RENEA.

Lajmet e fundit nga