Connect with Us

Vladimir Gjuta mohon tritolin te farmacia e Tahirit

Aktualitet

Vladimir Gjuta mohon tritolin te farmacia e Tahirit

Publikuar

-

Vladimir Gjuta mohon vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Ndërsa është marrë në pyetje prej mesnatës deri sot në mëngjes nga krerët më të lartë të policisë së shtetit, përfshi  Drejtorin e Përgjithshëm Haki Çako, zv/drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në seksionin e Krimeve të Rënda Ardian Çipa dhe Zv.Drejtorin e Pergjithshem të Policise Altin Qato, Gjuta nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij.

35-vjeçari Gjuta, njeriu që dyshohet se qëndron jo vetëm pas tritolit në farmacinë e familjes Tahiri, por edhe kërcënimit me jetë të Ministrit të Brendshëm u arrestua dje pranë tunelit të Kalimashit, në një operacion të forcave speciale RENEA.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Kreu i ARSH-së: Asnjë aks i bllokuar, kemi 5 mijë tonë kripë për sezonin dimëror

Publikuar

-

Nga

Kreu i ARSH-së: Asnjë aks i bllokuar, kemi 5 mijë tonë kripë për sezonin dimëror

Ergys Verdho, drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar thotë se në të gjithë territorin e vendit, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë rrugë të bllokuar nga dëbora apo ngrica.

Z.Verdho në një intervistë për Euronews Albania thotë se, në zonat ku ka pasur reshje dëbore gjatë ditëve të fundit është hedhur kripë për të mundësuar qarkullimin e automjeteve pa përdorur zinxhirë.

Ai sugjeroi për drejtuesit e automjeteve që do të udhëtojnë në rrugët e zonës veriore dhe juglindore të vendit që të përdorin goma dimërore.

“Do t’u bëjë një apel drejtuese që të pajisen me goma dimërore dhe në akset e zonave të thella malore duhet të pajisen me zinxhirë”, tha kreu i ARSH-së.

LEXO EDHE:  Detaje të reja/ Kush ishte objekti i atentatit me tritol

LEXO EDHE:  Shpërthimi me tritol i banesës/ Arrestohet autori i shpallur në kërkim

Z.Verdho theksoi gjatë intervistës se janë marrë masa që në nëntor për të përballuar situatën gjatë dimrin dhe bëri me dije se, në dispozicion nga kompanitë që ARSH ka kontrata janë në total 1200 punëtorë, 500 mjete në operim dhe 5 mijë tonë kripë në dispozicion të mirëmbajtjes së rrugëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

A do të ketë ndryshim të masave kufizuese?/ Silva Bino jep përgjigjen

Publikuar

-

Nga

A do të ketë ndryshim të masave kufizuese?/ Silva Bino jep përgjigjen

Festimet e fundvitit po i japin tani efektet në rritjen e pozitivitetit. Silva Bino thotë se janë shtuar rastet veçanërisht tek të rinjtë. Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik bën thirrje për respektimin e masave, ndërsa nuk përjashton mundësinë e qarkullimit të variantit të ri të koronavirusit në vendin tonë.

Shkelja e masave dhe grumbullimet për festat e fundvitit po japin efekte në rritjen e të infektuarve.  Në javën e dytë të janarit janë shtuar të prekurit nga koronavirusi dhe veçanërisht tek të rinjtë. Silva Bino thotë për A2 se aktualisht nuk do të ketë ndryshime të masave kufizuese, por në varësi të situatës do të merren vendime të tjera.

“Kemi rritje  të infektimeve në të gjitha grupmoshat, por ajo që vihet re është një rritje e rasteve edhe në moshat e reja. Kjo lidhjet me rritjen e kontakteve dhe mosrespektimin e masave gjatë festave të fundvitit. Deri tani vijojmë të jemi me këto masa. Në varësi të situatës apo të shpërthimeve të ndryshme, Komiteti i Ekspertëve do të përcaktojë edhe masat përkatëse”.

Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik nuk përjashton mundësinë e qarkullimit të variantit të ri të koronavirusit ashtu si në shtetet e tjera.

“Kemi testuar dy raste për të cilët morëm informacion që kishin patur kontakte jashtë vendit me një të diagnostikuar me variantin e ri. Rezultuan negativë. Virusi që shkakton COVIDIN është një virus që përhapet në rrugë respiratore dhe si i tillë është një virus që përhapet kudo.”

LEXO EDHE:  Shpërthim me tritol në një automjet/ Tronditet Vlora

LEXO EDHE:  Detaje të reja/ Kush ishte objekti i atentatit me tritol

Silva Bino thotë se jemi ende larg imunitetit të tufës përfshirë edhe Tiranën. Kritike ndaj studimit të fundit të Akademisë së Shkencave, Bino thotë se ende nuk dihet sa mbrojtëse apo jetëgjatë janë antitrupat ndaj Covid-19. Madje nuk ka të dhëna as sa zgjat imuniteti me vaksinën.

“Jemi shumë herët për të thënë se jemi afër imunitetit të tufës. Ne nuk dimë se sa mbrojtëse dhe sa zgjasin antitrupat.  Ne nuk dimë se sa zgjat me saktësi as imuniteti nga vaksina”.

Përfaqësuesja e Komitetit të ekspertëve thotë së është miratuar plani kombëtar i vaksinimit. Ky proces nisi me mjekët dhe më pas do të shtrihet në popullatë. Sipas planit të parët do të jenë më të moshuarit, për shkak të vdekshmërisë më të lartë. Më pas vaksinimi do të zbresë tek grupmoshat e tjera në varësi edhe të sasisë së vaksinave që do të sigurohen./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Misteri i zhdukjes së Moisi Habilajt/ Ftoi gruan dhe fëmijët për të festuar, kjo është skema e lëvizjeve

Publikuar

-

Nga

Misteri i zhdukjes së Moisi Habilajt/ Ftoi gruan dhe fëmijët për të festuar, kjo është skema e lëvizjeve

Vijon misteri i zhdukjes së trafikantit shqiptar të drogës Moisi Habilaj i cili u arratis më 11 Janar teksa ishte në arrest shtëpie në Itali. Mediat italiane kanë rindërtuar lëvizjet e tij në ditët e fundit para arratisjes. Sipas Meridioneës.it në periudhën e sezonit të festave bashkëshortja dhe fëmijët u nisën nga Shqipëria me traget. Fillimisht ndaluan në portin e Brindizit për të shkuar drejt Siçilisë e cila ndodhet më pak se 8 orë larg shtëpisë ku po qëndronte Moisi Habilaj.

Gjatë kësaj lëvizjeje, gruaja është ndaluar nga policia . Një kontroll rutinë për shkak të masave anti-Covid-19. Më 30 Dhjetor policia trokiti në derën e Habilajve. Media italiane raporton se ishin efektivët e skuadrës së lëvizshme Catania me mbështetjen e kolegëve nga stacioni i policisë Caltagirone . Habilaj, siç raportojnë burime të ndryshme për MeridioNeës, është marrë dhe dërguar në zyrat në Via Santa Maria di Gesù.

Për çfarë arsye? Duket se askush nuk dëshiron të përgjigjet për këtë pyetje. Avokatët e trafikantit të drogës, nuk janë të pranishëm dhe as nuk njoftohen për këtë “shëtitje”. Agjentët e Caltagirone nuk merren me atë shërbim dhe me sa duket ata as nuk hyjnë në dhomën ku ndodhet Habilaj. Gjithashtu e vetmja përgjigje që vjen është një referim i një organi tjetër: “Ne nuk kemi asnjë informacion, procedimi u bë nga Policia e Financave”.

Në fund të 30 dhjetorit, Habilaj u rikthye në shtëpi. Në ditët në vijim, me sa duket në ditët e para të  Janarit 2021, gruaja e tij largohet për në Shqipëri. Smartphone-i i Habilajt bëhet i padisponueshëm të Shtunën 9 Janar. Përpjekjet për të telefonuar nga vëllai i tij që jeton në Siçili ishin të kota. Në ditët në vijim karabinierët kryejnë një kontroll rutinë në banesën e Habilajt por ai tashmë është larguar.

LEXO EDHE:  Shpërthim me tritol gjatë natës në Tiranë

LEXO EDHE:  Shpërthim me tritol gjatë natës në Tiranë

Media italiane kthen në vëmendje se në mes të dhjetorit Habilaj kishte marrë konfirmimin në apel të dënimit me 15 vjet e 5 muaj për trafik ndërkombëtar droge nga Shqipëria drejt Siçilisë. Një histori, raporton ajo, që në Shqipëri pati një jehonë të madhe mediatike për shkak të lidhjes farefisnore së Habilajt me ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri./CNA.al

LEXO TE PLOTE