LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkup, Qeveria ndryshon ligjin per azilin, shmang burgun nese largohesh per tre dite

19 Qershor 2015, 13:57, Kosova & Bota CNA

Maqedonia ka ndryshuar ligjin e azilit, duke u mundësuar migrantëve që hyjnë ilegalisht në vend, të shmangin burgun nëse largohen brenda tre ditësh.

Ky hap pason një seri aksidentesh fatale, që kanë përfshirë migrantët, si dhe presionin e grupeve të të drejtave të njeriut.

Maqedonia është bërë rrugë kryesore tranziti për mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, të cilët kalojnë nga Greqia dhe pastaj vazhdojnë drejt Serbisë.

Së paku 25 veta janë vrarë nga trenat qysh në muajin janar, ndërsa shumë të tjerë janë plaçkitur nga bandat kriminale.

Ligji i ri, i miratuar nga Parlamenti, do të hyjë në fuqi brenda tetë ditësh.

Ai u mundëson migrantëve që të aplikojnë për azil të përkohshëm në kufi ose në stacionin më të afërt policor.

Kjo u lejon atyre që të udhëtojnë legalisht nëpër Maqedoni brenda tre ditësh.

 

Lajmet e fundit nga