LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD Gjirokaster: 5 gënjeshtra, 3 tre shkelje ligjore te LSI dhe një thirrje per qytetaret

19 Qershor 2015, 15:02, Aktualitet CNA

 

Dega e partise Demokratike ne Gjirokaster ne mbyllje te  fushaten e zgjedhjeve te 21 Qershorit, falenderoi qytetarët e Bashkisë së re të Gjirokastrës, për pritjen dhe mbështetjen që i dhanë kandidatit të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet Doktor Igli Kokalari.

Ne deklaraten e Roland Bejkos thuhet se gjate kësaj fushate elektorale, qytetarët  midis premtimeve të shumta të kandidates  se majte konstatuan edhe pese genjshtra te medha e tre shkelje te renda te ligjit nga ana e LSI.

1.Gënjeshtra e parë!
? 310 fermerëve dhe blektorëve të rrethit Gjirokastër ju premtua nga familja Tavo se pas dy vjet qeverisje të së së majtës në pushtet më në fund do t?ju jepej fondi i subvencionit jo sipas ligjit, por në këmbim të votës.
-Por deri më sot ky fond nuk është dhënë.
Ju bëjmë thirrje fermerëve dhe blektorëve se kanë dy ditë kohë për tu cliruar nga fjala e dhenë ndaj Tavos dhe të votojnë kandidatin që dëshirojnë.

2.Gjënjeshtra e Dytë !
? Disa qindra qytetarë janë punësuar në të zezë nga Vangjel Tavo gjatë këtij muaji të fushatës elektorale. Sapo të mbarojnë zgjedhjet javës tjetër, këta qytetarë do ta shikojnë veten sërish të papunë sepse nuk ka organikë të re me vendim qeverie a me ligj për shtim të organikës.

Ju bëjmë thirrje këtyre qytetarëve të gënjyer nga Pinoku Tavo të mos deformojnë vullnetin e tyre, por me dinjitet të votojnë kandidatin që besojnë vërtet se është njeriu I duhur për zgjidhjen e halleve të tyre, doktor Igli Kokalarin.
3. Gënjeshtra e Tretë !
? Dhënia e Lejeve të qarkullimit fallco në shkëmbim të votës.

Qytetarë, mos e besoni këtë gënjeshtër se pas zgjedhjeve procedura për dhënien e lejeve të qarkullimit do kalojë në hetim dhe patentat e lëshuara në shkëmbim të votës do dalin të pavlefshme ndërsa autorët e kësaj gënjeshtre do dalin para drejtësisë, është e rrezikshme për jetën e qytetarëve që drejtues mjetesh pa aftësitë e duhura të drejtojnë automjetet në rrugët tona dhe do rrezikojnë seriozisht jetën e tyre dhe të banorëve.
4. Gjënjeshtra e Katërt !
? Maturantët e shkollave të mesme të Bashkisë së re, u gënjyen se kushdo që do votonte LSI-në do ta kishte tezën të zgjidhur. Një diskretitim të tillë arsimit dhe dijes mund ta bëjnë vetëm monstra dhe jo kandidatë e parti serioze që me programin e tyre synojnë evropën e bashkuar.
Ftojmë maturantët të votojnë Doktor Igli Kokalarin i cili ka një program real për rininë në Gjirokastër duke u mbështetur te zhvillimi i karrieres profesionale me bazë meritokracinë.

5. Gënjeshtra e Pestë !
Është dhe gënjeshtra më e madhe që ju adresohet gjithë qytetarëve se me fitoren e kandidates së LSI-së socialistët dhe gjithë qytetarët Gjirokastritë do trajtohen të barabartë në privilegje njësoj si militantët e LSI.
Ftojmë qytetarët të mos bien pre e një gënjeshtre të thurur nga ai që do të bëhet Valiu I Jugut, Vangjel Tavo.

II. TRI janë shkeljet e mëdha që u vunë re gjatë fushatës.
1. Presioni dhe përdorimi I administratës në shërbim të kandidatëve të majtë në pushtet.

I sigurojmë qytetarët se PD ka marë të gjitha masat që vota e tyre të mos zbulohet dhe të mos deformohet. Nuk do lejohet filmimi I votës.
2. Shpërndarja e pakove dhe ndihmave për të deformuar vullnetin e njerëzve të varfër.
3. Instrumentalizimi I policisë në Lazarat gjatë fushatës.

Ende nuk e dimë cili do të jetë roli i Policisë së Shtetit nesër dhe gjatë ditës së zgjedhjeve në Lazarat e gjetkë.

Ftojmë qytetarët të marin pjesë masivisht në zgjedhje ditën e diel dhe të votojnë kandidatin e APPE , dr Igli Kokalarin me numrin 2 dhe Partinë Demokratike me nr 15 si alternativa më e mirë që ofron liri ekonomoke, taksa të ulta dhe shërbime urbane cilësore.

Me votën e tyre kundër Valiut të Jugut, qytetarët i heqin mundësinë oligarkisë familjare të ketë në dorë fatin e çdo qytetari gjirokastrit”, pertfundon deklarata e PD-se.

Lajmet e fundit nga