Connect with Us

Kosova: Më mirë të sponsorizoj diçka se t’i harxhoj lekët për flamuj

Politikë

Kosova: Më mirë të sponsorizoj diçka se t’i harxhoj lekët për flamuj

Publikuar

-

Halim Kosova ka bërë disa takime në orët e para të mëngjesit me qytetarë e banorë që e nisin punën më herët se të tjerët.   Kandidati për kryebashkiak ka garantuar taksistët për luftë ndaj informalitetit.   “Ikin të gjithë ata ilegalët se nuk i intereson atyre të punojnë. Po t’ia rimbursosh naftën këtyre që janë të ligjëruar ai tjetri s’ka leverdi, do detyrohet të liçensohet o s’ka mundësi”, tha Kosova.

Kosova ka vizituar dhe kopshtet e cerdhet për të takuar prindërit e biseduar me ta. Kandidati për kryebashkiak u ndal tek një çerdhe ku kontribuoi vetë pak kohë më parë që ajo të paisej me një kënd lodrash.    “Unë thashë më mirë me sponsorizu diçka, ndonjë çerdhe, ndonjë kopësht që mbetet se sa me i bërë lekët flamuj që për pak ditë ikin të gjitha ose ngelen lartë në shtyllë derisa koha ti seleksionojë”, tha Halim Kosova.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vrasja në Elbasan/ Veliaj: Autori është viktimë e politikës

Publikuar

-

Nga

Vrasja në Elbasan/ Veliaj: Autori është viktimë e politikës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për ngjarjen që tronditi sot qytetin e Elbasanit, ku u vra mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani.

Veliaj ironizoi opozitën, teksa tha se e filluan me pistoletë tek këndi i lojrave dhe e mbyllën me armë.

E filluan me pistoletë tek këndi i lojrave. Kur shikojnë që deputeti shkon me pistoletë, bashkë me presidentin e Republikës, kundër një këndi lojërash, ku e filluan dhe e mbyllën prapë me deputetë me armë, të shoqëruar nga njerëz të dhunshëm që vrasin të tjerët, në Elbasan dhe prapë me një President Republike që bën thirrje për dhunë. Nga kjo ti kupton që për këta evolucioni s’funksionon. Evolucioni funksionon për të gjithë speciet, çdo specie përmirësohet dhe bëhet më e mirë, por këta jo”, u shpreh ai gjatë një takimi me qytetarë.

Socialisti deklaroi se autori duhet të dënohet për vrasjen, ndonëse e cilëosi si një viktimë të politikës.

LEXO EDHE:  Ndoka takon Salvinin/ Dhurata që mori nga ministri italian

LEXO EDHE:  Ruçi vizitë zyrtare në Kosovë/ Takim me Ramush Haradinaj dhe Kadri Veselin

Kryebashkiaku pohoi se është për të ardhur keq kur një President bën thirrje për dhunë dhe një lider partie thotë “merrni armët”.

Unë besoj që ai që vrau në Elbasan është gjithashtu viktimë, nuk është ai ideolog, ai stampisti. Unë besoj që ai patjetër që duhet të dënohet për vrasjen, as e diskutoj fare, por unë besoj që ai është viktimë. Se kur një njeri shkrep këmbëzën sepse një lider partie i thotë – Me pisqollë zgjidhen gjërat – dhe kur Presidenti i Republikës del dhe bën thirrje non – stop për dhunë, për sfurqe, për sëpata, për prerje duarsh, për prerje gishtash. Të gjithë këta që janë kapur të LSI-së janë duke shitur dhe duke blerë vota”, theksoi Veliaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngarja që tronditi Elbasanin/ Meta fajëson Policinë e Prokurorinë: Janë të njëanshëm

Publikuar

-

Nga

Ngarja që tronditi Elbasanin/ Meta fajëson Policinë e Prokurorinë, janë të njëanshëm

Presidenti Meta ka komentuar ngjarjen e Elbasanit ku mbeti i vrarë ish drejtuesi i LSI Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur katër të tjerë, mes tyre edhe një efektive policie.

Në një intervistë për ‘Info Fokus’, Meta kërkoi nga policia e shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim.

“Situata është tepër kritike, mjafton të shohim sa krime janë bërë në këto katër ditët e fundit.

Për fat të keq dhe Elbasani i dijes, i kultures, i qytetarise është kthyer ne një nga qytetet problematike.

Kjo situatë vjen si rezultat i policisë dhe të prokurorisë që janë të njëanshme dhe kjo është mëse e dukshme sepse njerëz të caktuar ecin të armatosur.

I shpreh ngushëllimet e mia familjes se viktimes dhe shpresoj për shërimin sa më të shpejt të te lënduarve.

Unë bëj thirrje për rikthimin në normalitet dhe të mos ndodhi më situata të cilat përfundojnë me tragjedi.

Policia e shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Refuzojmë dhunën, mbrojmë demokracinë”/ Basha thirrje nga Durrësi

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar fushatën për zgjedhjet e 25 Prillit ku deklaroi se duhet ta refuzojmë dhunën. Basha nuk përmendi ngjarjen në Elbasan, ku mbeti i vrarë aktivisti i PS, Pjerin Xhuvani, por theksoi se nuk ka shitblerje votash që e ndal ndryshimin.

“Nuk ka forcë, banda dhe shitblerje votash te na ndalë. Ne e refuzojmë dhunën, por ne do ta mbrojmë demokracinë me çdo çmim.  Fitorja ka zbritur në zemrat tuaja. Dita e diel është dita e ndryshimit, është dita e fitores. Fitorja më e bukur dhe më e çmuar, do t’i takojë të gjithë shqiptarëve. Qeveria e ndryshimit që do të sillni me votën tuaj për numrin 9 do ti takojë çdo shqiptari. Tetë vite të gjata dhe të vështira, plot dështime me premtime të pambajtura edhe tre ditë për të vendosur. Bashkë për ndryshim. Të dielën Rama humb dhe Shqipëria fiton. Ndal bandave dhe shitblerjes së votave. Po e mbyll këtë mbrëmje në Durrësin e lashtësisë dhe vlerave. Ditëve të fundit i është vërsulur me marifetet e vjetra por e ka kot. Shikojeni fuqinë, energjinë e pandalshme të ndryshimit që po vjen,” deklaroi Basha. / CNA.al

LEXO TE PLOTE