Kronika
Incidenti në Elbasan, procedim penal për autorin
Policia e Elbasanit dha detaje për incidentin e djeshëm në një nga zyrat e Partisë Demokratike në këtë qytet.
Sipas të dhënave, blutë e Elbasanit kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë për 19-vjeçarin me iniciale F.M. Mësohet se ky shtetas ka kanosur me fjalë për problemin e votimit shtetasit B.M., 43 vjeç dhe shtetasin XH.M, 52 vjeç.
Nga lagja e banuar kryesisht nga komuniteti rom në Elbasan, kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi dje se bandat e kandidatit Qazim Sejdini kanë kërcënuar me armë në shtëpitë e tyre simpatizantët e PD.