Connect with Us

Trajtimet më të mira të lëkurës për secilën moshë

Shëndeti

Trajtimet më të mira të lëkurës për secilën moshë

Publikuar

-

 

Dermatologët më të njohur shpjegojnë mundësitë tuaja për procedurat më të përshtatshme

Jeni duke kërkuar për diçka të veçantë? Konsideroni plotësimin e regjimit tuaj në shtëpi me një procedurë joinvazive në zyrën e mjekut ose spa për të përshpejtuar rezultatet pak. Dermatologët shpjegojnë mundësitë tuaja.

Të njëzetat

Përderisa shumë mjekë janë të gatshëm për të rekomanduar injeksionet, laserët madje edhe zhveshja apo qërimi i thellë i lëkurës në këtë fazë të lojës, Susan Taylor, një dermatologe nga Filadelfia, thotë se pastrimi i rregullt dhe sezonal i fytyrës mund të ndihmojë për ti mbajtur poret e pastra dhe të parandalojnë pikat e zeza në lëkurë.

Të tridhjetat

Nëse jeni duke i parë linjat rreth syve ose rrudhat në mes ballit tuaj, asgjë nuk është më e mirë se fuqia e zbutjes së rrudhave me injeksione botulinum të tipit A toksin, si Botox ose Dysport (rreth $400 për çdo séance, ju mund të keni nevojë për disa në vit). “U bëj thirrje pacientëve të mi që nga mosha 30 vjeçare për ndonjë baby Botox”, thekson Neal Schultz, dermatologe në Manhatan. Këto trajtime përbëhen nga injektime të vogla në disa vende që të qetësojnë dhe parandalojnë thellimin e linjave. Nëse, megjithatë jeni më të shqetësuar me nuancat e pabarabarta apo dëmtimet në lëkurë se sa thjeshtë rrudhat apo linjat në fytyrë, Taylor sugjeron zhveshjen kimike ($100 për seancë, por ju mund të keni nevojë gjashtë të tilla) për të hequr njollat në fytyrë, të ndriçoni njollat e errëta dhe të zbusni përbërjen e lëkurës.

LEXO EDHE:  Vajza! Ja cilat pjesë të trupit tregojnë moshën tuaj të vërtetë

Të dyzetat

Sërish, Botox-i dhe Dysport qëndrojnë në krye të listës për aftësinë e tyre për të hequr linjat ekzistuese dhe për të ndihmuar në parandalimin e formimit të rrudhave të reja. Mbushjet, të tilla si Retylane dhe Juvederm Voluma XC (çmimet dhe kohëzgjatja e rezultateve janë të krahasueshme me botulinum tipi toksin A i injeksioneve) bëjnë: plotësimin apo mbushjen e zbrazëtirave në lëkurë, si faqet duke krijuar një pamje më të fryrë apo më të ngritur.

Të pesëdhjetat +

Kjo është periudha kur kolagjeni pakësohet apo humbet- apo si rezultat nga abuzimi me diellin në të kaluarën, shfaqen apo bëhen të dukshme forma të errëta në lëkurë. shumë dermatologë rekomandojnë trajtimin me lazer mbi sipërfaqen e fytyrës, të tilla si Clear+Brilliant apo diçka edhe më intenzive si Fraxel të dyfishtë. (çmimet variojnë nga qindra e deri në mijëra, në varësi se ku jetoni). Të dyja mund të ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit të freskët si dhe ndriçimin e njollave të errëta me një seancë të vetme.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Sa të rrezikshme janë cigaret elektronike? Shkenca nuk ka ende një përgjigje të prerë

Publikuar

-

Nga

cigare elektronike

A janë cigaret elektronike një mjet i dobishëm për të lënë duhanin, apo thjesht një mënyrë e re për të dëmtuar shëndetin tuaj? Vendet në të gjithë botën, kanë filluar ta marrin në konsideratë këtë pyetje, teksa India shpalli një ndalim të plotë të shitjes së cigareve elektronike,

Sidoqoftë, një ligj i tillë po ecën shumë më përpara hulumtimeve shkencore mbi këtë çështje. Çfarë dimë ne me siguri mbi cigaret elektronike ? Çfarë përmbajnë ato? Ajo që quhet në gjuhën angleze si ‘vaping’ (avullimi), ka të bëjë me thithjen e avullit të një lëngu në vlim brenda cigareve elektronike.

Ai lëng përmban normalisht nikotinë, një substancë shumë adiktive (që krijon varësi), dhe e pranishme në duhanin e zakonshëm. Nikotina mund të ndikojë tek zhvillimi i trurit në moshën nën 25 vjeç. Dhe sipas disa studimeve, mund të ketë një efekt të dëmshëm edhe në trurin e të rriturve.

Sidoqoftë, lëngjet që avullojnë tek cigaret elektronike nuk përfshijnë një numër substancash të rrezikshme që gjenden tek këto cigare, siç janë katrani kancerogjen dhe monoksidi i karbonit, që mund të jetë një nga faktorët që shkakton sëmundjet kardiovaskulare. Cigaret elektronike, përmbajnë shumë grimca të vogla që hyjnë në mushkëri.

Sipas një raporti të botuar vitin e kaluar nga Akademia Kombëtare e Shkencave në SHBA, në

të ka shumë substanca potencialisht toksike. Mes tyre janë metale tilla si nikeli dhe plumbi, ndoshta për shkak të materialit që përdoret për të ngrohur lëngun.

Ekzistojnë ndërkohë edhe lëndë shtesë, që konsiderohen të sigurta në industrinë agro- ushqimore, por që lidhen me problemet që shkaktojnë në mushkëri në formën e tyre të avullt. Aromat e ndryshme që ofrohen nga prodhuesit e cigareve elektronike, përfshijnë duhanin por edhe mentolin, frutat, vaniljen madje dhe karamelet apo kremin, disa prej të cilave kanë çuar në akuza se ato synojnë të rinjtë.

Pra, a janë cigaret elektronike të rrezikshme? Studiuesit kanë ende shumë pak të dhënat, mbi problemet shëndetësore që shkakton një produkt, i cili është hedhur në treg vetëm nga mesi i viteve 2000. Për duhanpirësit që kalojnë nga cigaret normale tek ato elektronike, ka një konsensus shkencor, se ata kanë zgjedhur një alternativë më pak toksike.

LEXO EDHE:  Ja se çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani bajame çdo ditë

LEXO EDHE:  Kush e mendonte?/ Marijuana kurë efektive për sëmundjet e lëkurës

Ata marrin ende nikotinë, por substancat kancerogjene të pranishme në cigare nuk thithen më

në mushkëri. “Edhe pse është e vështirë të përcaktohet saktësisht toksiciteti afatgjatë i cigareve elektronike, ka prova që ai është dukshëm më i ulët, sesa i cigareve tradicionale”- theksoi në vitin 2015 Akademia Franceze e Mjekësisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, është treguar më e kujdesshme, duke thënë se cigarja elektronike është “ndoshta më pak toksike” sesa duhani klasik, por shtoi se nuk kishte një informacion të mjaftueshëm për të krahasuar rreziqet. Nga ana tjetër, a mund të ndihmojnë cigaret elektronike në lënien e duhanit?

Një studim britanik, i botuar në muajin shkurt në “Neës England Journal of Medicine”, sugjeronte se cigaret elektronike janë më efikase sesa çamçakëzat ose produktet e tjera, në ndihmën që u japin njerëzve të ndalojnë pirjen e duhanit.

Por, sërish OBSH thotë se nuk ka prova të mjaftueshme mbi këtë efekt, dhe ai mund të ndryshojë sipas llojit të cigareve elektronike që përdoren. Prodhuesit e cigareve elektronike, ankohen se po përndahet një “keqinformim” i qëllimshëm mbi produktet e tyre.

Një nga shqetësimet që ngrihet më shpesh në lidhje me cigaret elektronike, është se ato po i tërheqin të rinjtë, që nuk kanë pirë kurrë duhan, dhe që inkurajohen nga një marketing agresiv, por edhe shumëllojshmëria e aromave që ofrohen.

Ata thithin nikotinën, dhe studimet tregojnë se cigaret elektronike, mund t’i çojnë drejt duhanpirjes tradicionale. Në Shtetet e Bashkuara, flitet sot për një epidemi të përdorimit të cigareve elektronike në shkollat ​​e mesme, me versionet e aromave të frutave, nenexhikut dhe mentolit që dominojnë.

Të martën Nju Jorku u bë shteti i dytë amerikan, pas Miçiganit, që ndaloi shitjen e cigareve elektronike me aroma të ndryshme. “Është e pamohueshme që kompanitë e prodhimit të cigareve elektronike, përdorin qëllimisht aroma të dashura për t’i bërë të rinjtë të varur prej tyre. Kjo është një krizë e shëndetit publik, dhe që sot mbaron”- tha guvernatori i Nju Jorkut Endrju Kuomo. Administrata e presidentit Donald Trump, njoftoi javën e kaluar, se së shpejti do të ndalojë cigaret elektronike me aroma të ndryshme, për të frenuar valën në rritje nga ana e përdoruesve të rinj në moshë./ medicalxpress.com- Pergatiti CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Pse njerëzit nisin të shëndoshen shumë teksa plaken?

Publikuar

-

Nga

Shkencëtarët kanë zbuluar arsyen, pse shumë njerëz e kanë të vështirë të mbajnë nën kontroll peshën e tyre ndërsa janë duke u plakur, edhe nëse nuk hanë më shumë se sa dikur, apo edhe nëse bëjnë më pak ushtrime fizike se më parë.

Një studim i fundit, i botuar në revistën “Nature Medicine”, zbuloi se qarkullimi i lipideve në indin dhjamor – shkalla me të cilën lipidet ose dhjami treten në qelizat yndyrore – zvogëlohet gjatë plakjes, gjë që e bën më të lehtë fitimin e peshës.

Studiuesit në Institutin Karolinska në Suedi, studiuan qelizat dhjamore të 54 burrave dhe grave, në një periudhë mesatare prej 13 vjetësh. Në atë kohë, të gjithë subjektet e këtij studimi, pavarësisht nëse kishin fituar apo humbur peshë, treguan ulje të qarkullimit të lipideve në indin dhjamor.

Ata që nuk e kompensonin atë duke ngrënë më pak kalori, fituan mesatarisht 20 përqind peshë më shumë, sipas studimit të bërë në bashkëpunim me studiuesit e Universitetit të Upsalas në Suedi dhe Universitetit të Lionit në Francë. Studiuesit, ekzaminuan gjithashtu qarkullimin e lipideve tek 41 gra, të cilat i ishin nënshtruan një operacioni për ngushtimin e stomakut, dhe mënyrën se si shkalla e qarkullimit të lipideve, ndikonte në aftësinë e tyre për të ruajtur peshën e tyre optimale 4-7 vjet pas operacionit.

Rezultati tregoi se vetëm ata që kishin një normë të ulët para operacionit, arritën të rrisin qarkullimin e lipideve në trupin e tyre, dhe të ruajnë rënien e tyre në peshë. Studiuesit besojnë se këta njerëz, mund të kenë pasur më shumë hapësirë ​​për të rritur qarkullimin e tyre të lipideve, sesa ata që tashmë kishin një ndërhyrje të nivelit të lartë.

LEXO EDHE:  Kush e mendonte?/ Marijuana kurë efektive për sëmundjet e lëkurës

LEXO EDHE:  Kush e mendonte?/ Marijuana kurë efektive për sëmundjet e lëkurës

“Rezultatet tregojnë për herë të pare, se proceset në indin tonë dhjamor, rregullojnë ndryshimet në peshën e trupit gjatë plakjes, në një lloj mënyre që është e pavarur nga faktorët e tjerë”- shprehet autori i studimit Peter Arner, profesor në Institutin Karolinska në Suedi.

Ai shtoi se ky studim, mund t’i hapë rrugën metodave të reja për të trajtuar problemin e mbipeshës. “Sëmundjet që lidhen me mbipeshën, janë shndërruar në një problem global”- thekson Kirsti Spalding, studiuese në Departamentin e Biologjisë Qelizore dhe Molekulare në Institutin Karolinska, dhe një nga autoret kryesore të studimit.

Sipas saj të kuptuarit e dinamikës së lipideve, dhe asaj që rregullon madhësinë e masës yndyrore tek njerëzit, nuk kanë qenë kurrë më të rëndësishme sesa sot. Hulumtimi i ri, tregon gjithashtu se rezultatet afatgjata të operacionit për humbjen e peshës, do të përmirësoheshin nëse kombinohen me një aktivitet fizik të shtuar, thanë studiuesit.

Shkaqet e sakta që lidhin rritjen e peshës me moshën e thyer, mbeten në diskutim. Sipas disa studimeve të tjera, gjenetika luan për fat të keq një rol të rëndësishëm në procesin e shtimit të peshës, dhe mund të rezultojë nga mekanizmat evolucionarë të mbijetesës.

Sidoqoftë, studime të tjera zbuluan se disa faktorë të modifikuar të mënyrës së jetesës, si një dietë e keqe dhe mungesa e stërvitjes fizike, kontribuojnë ose mund të përkeqësojnë shtimin në peshë me kalimin e moshës./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Life Style

Pse jemi përgjysmë të ngjashëm me bananen, dhe fakte të tjera të mahnitshme mbi trupin e njeriut

Publikuar

-

Trupi i njeriut, është shumë më i çuditshëm por edhe mbresëlënës nga sa mund ta mendoni. Për të ekzistojnë kaq shumë fakte të mahnitshme, sa që shumë prej nesh thjesht nuk i dinë. Ja cilat janë 10 nga faktet më të habitshme mbi organizmin tonë, sipas “ The List Love“:

 1.ADN-ja

E dinit, që nuk ka shumë ndryshim midis jush dhe një bananeje. Dhe kjo nuk është një shaka! Përkundrazi është vërtetuar që njerëzit ndajnë 50 për qind të ADN-së së tyre, me këtë frut të shijshëm dhe shumë të konsumuar.

2.Gjatësia 

Keni pasur ndonjëherë ndjesinë,  kur shiheni ndonjëherë në pasqyrë në mëngjes, që gjëja e parë që ju bie në sy është se sikur jeni paksa më i gjatë? Në fakt më shumë sesa ndjesi, bëhet fjalë për një të vërtetë. Për shkak të mungesës së ndikimit të forcave gravitacionale kur jemi shtrirë duke fjetur, njerëzit janë afërsisht 1 cm më të gjatë në mëngjes sesa në mbrëmje.

3.Thonjtë e duarve dhe këmbëve

E keni menduar ndonjëherë se sa kohë i duhet thoit të gishtave të dorës dhe të këmbës, që të rriten nga baza në majë? Nëpër duar keni shumë kohë:ky proces zgjat plot 6 muaj.

4.Sinestezia

A keni parë ndonjëherë ngjyrën jeshile, dhe të jeni ndier sikur po përtypni në tufë me bar? Nëse po, mund të keni përjetuar një gjendje të quajtur sinestezi, ose mbivendosja e shqisave. Pra disa njerëz mund të shijojnë fjalë, dhe të “dëgjojnë” ngjyra.

5.Koefiçenti i inteligjencës

A jeni një tip që ëndërroni shumë gjatë natës? Nëse po, jeni me shumë fat! Një studim, ka arritur në përfundimin se sa më i madh është koefiçenti juaj i inteligjencës, aq më shumë do të ëndërroni gjatë gjumit.

6.Acidi i stomakut

Nuk po ju sfidojmë që ta provoni këtë në shtëpi, pasi mund të jetë tepër e rrezikshme. Por është e provuar që acidi që ndodhet në stomakun e njeriut, është aq i fortë sa të tretë edhe briskun, që është prodhuar nga çeliku. 

7.Fshikëza

A ju ka ndodhur që të urinoni ndonjëherë për një kohë vërtet të gjatë? Kjo ndodh për shkak se fshikëza juaj ka qenë ndoshta shumë e mbushur. Në fakt, një fshikëz e mbushur plot, besohet të jetë afërsisht e njëjta madhësi sa një top bejsbolli.

8.Nuhatja 

Hunda e njeriut mund të dallojë 50.000 aroma të ndryshme. Kjo është arsyeja pse ne shpesh mund të kujtojmë aroma nga e kaluara jonë, gjë që na kthen për disa momente pas në kohë.

9.Gudulisja 

Të gjithë e duam një kruarje apo një gudulisje të mirë pas shpinës, apo jo? A e keni provuar ndonjëherë edhe vetë, dhe keni dështuar? Dhe kjo e ka një shpjegim: është e pamundur që një njeri të gudulisë veten.

10.Qelizat

Njerëzit në thelb janë mutacione. Rreth 90 përqind e qelizave në trupin tonë, nuk janë me origjinë “njerëzore”, përkundrazi ne jemi kryesisht baktere dhe kërpudha. 

Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: